Kompania “Liri” prezanton prodhimet në panairin “WorldFood Istanbul”

0
100

Kompania “Liri”, me prodhimet e veta konditorike po prezantohet për herë të parë në panairin e ushqimeve “WorldFood Istanbul”, që do të mbahet prej datës 3 deri më 6 shtator në Stamboll.
Kompania prizrenase, “Liri”, plason produktet e veta konditorike, llokumat dhe biskotat cilësore, me të cilat me sukses po merr pjesë në mesin e 365 prodhuesve nga 36 shtete dhe rajone, si dhe në mesin e 6 pavilioneve kombëtare (të Brazilit, Kinës, Indisë, Koresë Jugore, Malezisë dhe Tailandit).
Gjatë tre ditëve sa do të zgjatë panairi, ai pritet që të tërheq mbi 15000 vizitorë të regjistruar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here