Norvegjezët nuk frikësohen nga rënia e çmimit të naftës

0
60

Autoritetet në Norvegji, e cila është një prodhuese e rëndësishme e naftës në botë, nuk frikësohen shumë për shkak të çmimeve në rënie të naftës, sepse ky shtet ka një kursim prej 870 miliardë dollarë, kursimet më të mëdha në botë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Për shkak të rënies në çmimet e naftës në botë kompania norvegjeze “Statoil” do të zvogëlojë me 7 përqind numrin e të punësuarve.

Sipas medieve vendase, norvegjezët janë të vetëdijshëm se koha ka kaluar për naftën e shtrenjtë, e cila në këtë vend solli burime të konsiderueshme financiare.

Norvegjia prodhon rreth tre për qind të furnizimit të naftës në tregun botëror.

Norvegjia nuk do të ndjejë krizën për shkak të fondit shtetëror në të cilin derdhen para nga nafta dhe gazi. Banka Qendrore e Norvegjisë, e cila menaxhon Fondin “Global”, i cili është themeluar në vitin 1990, tha se Fondi ka rreth 870 miliardë dollarë. Qëllimi i Fondit është që do të përdoret në kohë e mundshme të krizës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here