Kosovë-Serbi, nga sot nis zbatim i Marrëveshjes për Sigurime

0
71
Nga sot nis zbatimi i Marrëveshjes Kosovë-Serbi për njohjen reciproke të policave të sigurimit kufitar midis dy shteteve.
 
Këtë e ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kryesuesi i delegacionit teknik të Kosovës për bisedime për çështje të sigurimeve midis Kosovës e Serbisë, Rrahim Pacolli.
“Memorandumi i Mirëkuptimit (MoU) për njohjen reciproke të policave të sigurimit kufitar ndërmjet dy shteteve, Kosovë-Serbi, do të fillojë të zbatohet nga data 12 gusht me fillim në orën 00:00”, shkruan Pacolli.
“Qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm në territorin e Serbisë, pasi të pajisen nga kompanitë e sigurimeve me policën TPL +. Po ashtu, qytetarët e Serbisë mund të hyjnë në territorin e Kosovës me policën e sigurimit kufitar, të cilën e posedojnë. Kjo u lehtëson bashkëkombësve tanë të Luginës së Preshevës ardhjen në Kosovë”, shpjegon ai më tej.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here