Autostrada energjetike Shqipëri- Kosovë gati në vitin e ardhshëm

0
71
Projekti i linjës së interkonjeksionit 400 kV, që do të lidhë Kosovën me Shqipërinë, do të përfundojë në mesin e vitit të ardhshëm, pasi Shqipëria ka filluar këtë projekt pak me vonesë.
 
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Energjetikës dhe Industrisë së Shqipërisë, Damian Gjinkuri.
 
Ai po ashtu tha se edhe projektet si gazifikimi në të ardhmen do t’i shërbejnë edhe Kosovës, e që për momentin janë duke u eksploruar me autoritete tona.
 
“Projekti do të përfundojë sipas parashikimeve në kontratë, që është mesi i vitit 2016. Do të jetë linja operacionale edhe në krahun e Shqipërisë. Ne filluam pak më me vonës për shkaqe që dihen, por investimi është duke ecur në mënyrë normale”, tha Gjinkuri.
 
Ai po ashtu ka thënë se Shqipëria është duke ecur përpara edhe me projektin e gazifikimin, projekt ky që do t’i shërbejë edhe Kosovës në të ardhmen.
 
“Shqipëria po ecën përpara edhe me çështjen e gazifikimit dhe të gjitha projektet e gazifikimit, që shërbejnë për kthimin e Shqipërisë në një nyje strategjike energjetike, nyje lidhëse, do t’i shërbejnë pa diskutim në të ardhmen edhe Kosovës dhe jemi duke eksploruar me autoritete kosovare në këtë drejtim”, tha Gjinkuri.
 
Ai shtoi se Kosova dhe Shqipëria janë duke bërë plane që në të ardhmen të kenë tregje të përbashkëta energjetike.
 
Autostrada energjetike e gjatë 240 kilometra financohet nga Banka Zhvillimore Gjermane KFW, nëpërmjet kredisë dhe granteve. Në Shqipëri ky projekt do të kushtojë rreth 42 milionë euro, ndërsa në Kosovë 16.5 milionë euro e që do jenë donacione, pjesa tjetër do të mbulohet me kredi.kohaislame
 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here