Qeveria Greke: Të papranueshme kushtet nga Brukseli

0
56
“Kushtet e vendosura nga Brukseli për të siguruar rrjedhën e parave të gatshme në vend, të papranueshme”.
 Kushtet e vendosura nga Brukseli për të siguruar rrjedhjen e parave të gatshme në Greqi janë të papranueshme, njoftoi sot Qeveria Greke, raporton Anadolu Agency.
 
Në një deklaratë me shkrim nga Qeveria Greke, theksohet se Brukseli tashmë një kohë të gjatë, nuk merr asnjë hap në lidhje me problemet e borxhit të jashtëm grek. Më tej thuhet se “kushtet që Brukseli ka vendosur, për të siguruar rrjedhjen e parave të gatshme në vend, janë të papranueshme dhe se përmbajnë pikëpamje radikale”. Në deklaratë po ashtu thuhet se qeveria greke, për të siguruar arritjen e marrëveshjes, ka bërë ndryshime në disa pikëpamje të shprehura më parë.
 
“Plani i Qeverisë Greke nuk është reflektuar në tezën origjinale të programit të qeverisë. Ky në fakt është produkt i marrëveshjeve dhe koncesioneve të dala në bazë të punës së grupit të Brukselit dhe ekipit teknik. Ne ofertën e kreditorëve nuk shihen disa qëndrime, më parë të dakorduara nga Qeveria Greke me Brukselin në katër muajt e fundit”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se këtu ngrihet pikë-pyetja se sa në të vërtetë ishte e dobishme marrëveshja reciproke.
 
Në deklaratë gjithashtu theksohet se, nëse qeveria pranon kushtet e kreditorëve, do të vazhdoj me gabimin tragjik, i cili e shpie vendin në një rrugë qorre të masave shtrënguese. Theksohet se plani i Qeverisë Greke bazohet në katër pika kryesore, përkatësisht: kredi pa interes me sasi të vogla, mosekzistimin e masave shtesë, riprogramim të borxhit dhe investimeve të fuqishme.kohaislame

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here