Turqit kërkojnë të investojnë në disa fusha në Kosovë

0
45
Një grup i bizneseve nga Turqia kanë shprehur interesim për të investuar në Kosovë në fusha si agrobiznes, turizëm, përpunim të drurit e teknologji informative.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka treguar se Kosova ofron kushte të favorshme për investimet e huaja.

“Biznesmenët nga Turqia vlerësuan kushtet e krijuara për investimet e jashtme në Kosovë, duke shprehur gatishmëri për të shtrirë veprimtarinë e tyre biznesore në fusha të ndryshme, në Kosovë”, ka thënë Bajrami.

Lexojeni të plotë njoftimin

Të premten me 22.05.2015 në vizitë në MTI, pritëm një grup biznesmenësh nga Turqia, të cilët merren me agrobiznes, turizëm, përpunim të drurit, teknologji informative dhe shërbime.
Gjatë takimit ata i njoftuan me kushtet dhe mundësitë e favorshme që i ofron Kosova për investitorët e huaj.

Duke vlerësuar faktin se investimet turke në Kosovë po rriten vit pas viti, ne në MTI shprehëm gjithashtu edhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të përmirësuar edhe më tutje ambientin për investime.
Biznesmenët nga Turqia vlerësuan kushtet e krijuara për investimet e jashtme në Kosovë, duke shprehur gatishmëri për të shtrirë veprimtarinë e tyre biznesore në fusha të ndryshme, në Kosovë.
Ky takim është realizuar nga Konsullata e Kosovës në Stamboll në bashkëpunim me Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë.kohaislame

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here