Konfirmohet zhvatja e diasporës nga kompanitë e sigurimit

0
77
Kompanitë e sigurimit për shumë vite kanë përfituar në kurriz të diasporës miliona euro nga pagesa e tarifës doganore, duke aplikuar tarifat më të larta në rajon.
Policat kufitare që aplikon Mali i Zi janë gati përgjysmë më të lira sesa ato që kanë paguar diaspora për të hyrë në Kosovë me veturë. E pagesa e tarifës kufitare del si obligim në mungesë të kartonit të gjelbër, shkruan sot “Koha Ditore”.
Këto janë konfirmuar nga guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza, i cili në raportimin para Komisionit parlamentar për buxhet dhe financa ka thënë se tarifat kufitare janë të larta dhe të njëjtat janë në proces të uljes.
“Nëse e marrim analogjinë dhe e krahasojmë me Malin e Zi, del që tarifat në këtë shtet për 15 ditë janë 15 euro, kurse për 30 ditë janë 28 euro, ndërsa tek ne për 15 ditë janë 30 euro, e për një muaj janë 41 euro. Me analogji i bie që tarifat duhet të ulen dhe ne po presim vendim në këtë drejtim”, ka thënë Hamza, të mërkurën, gjatë raportimit të tij para Komisionit për buxhet dhe financa. /koha/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here