Ihtikjar – Rezervimi i mallit dhe spekulimi me të

0
110
Kjo është një formë e punës dhe fitimit të pandershëm i cili sipas Islamit është haram. Domethënë ekziston një numër i madh njerëzish-blerësish të cilët bëjnë spekulime me gjërat ushqimore të njerëzve ose bagëtive, duke pritur derisa të ndihet mungesa e tyre dhe për t’i shitur më vonë me çmime shumë më të larta se sa t’i shitnin atëherë kur i kanë blerë. Veprimin e tillë si dhe çdo spekulim me prodhimet ushqimore jetësore, Islami i ndalon. Gjithashtu Islami ndalon çdo veprim të qëllimshëm, i cili shkakton shrenjtërimin e mjeteve jetësore.
 
Muhamedi a.s. ka thënë: “Është i mallkuar ai që grumbullon artikuj ushqimorë (etj.) me qëllim për t’i shitur më shtrenjtë kur të mungojnë (tërësisht) ata artikuj.”
 
Ibn Umeri r.a. tregon se Muhamedi a.s. ka thënë: “Kush i grumbullon (rezervon) artikujt ushqimorë katërdhjetë ditë me qëllim për ta shitur më vonë me shtrenjtë, Allahu atë do ta vendorë në xhehnem.”
 
Me një rast tjetër, siç transmeton shoku i tij Ma’meri r.a. Muhamedi a.s. ka thënë: “kush grumbullon ushqimin (e njerëzve ose të bagëtive) për ta shitur më vonë me shtrenjtë – ai është mëkatar”.
 
Vallë a nuk kemi rastin për të takuar njerëz, të cilët nuk donë për ta shitur drithin ose ushqimin e bagëtive në vjeshtë ose në gjysmën e dimrit, edhe pse e shohin se shumë njerëz vuajn për artikuj të tillë, por e presin pranverën për të shitur me çmime shumë më të shtrenjta. Sikur ta kishin ndërmend, përkatësisht sikur të kishin besuar në atë që Muhamedi a.s. i dërgon në adresë të tyre, mendoj se këtë kurr më nuk do ta kishin punuar.
 
Halifi i dytë H.Omeri r.a. lidhur me këtë ka shkuar aq largë sa që mallin e rezervuar për ta shitur më shtrenjtë e konfiskonte në dobi të jetimëve. Madje, aq më tepër, islami ndalon t’i dalin qytetarët përpara fshatarëve ende pa arritur në tregun e qytetit me qëllim për t’i blerë prej tyre artikujt ushqimore për t’i stërshitur më vonë me çmime më të larta, ngase malli duhet të sillet në treg dhe të ekspozohet për shitje para gjithë qytetarëve. Është e vertetë se ai që bën spekulime, do të fitoj më tepër, por pët të gjitha këto duhet të përgjigjet ara Allahut xh.sh. sepse në këtë mënyrë e ka shfryëzuar tjetrin përtej kufijve të lejuar.
 
Se sa fitim do të kenë ata Diten e Gjykimit që e shesin mallin sipas çmimeve të tregut ditor, shihet nga ky hadith: “Kush e shet mallin sipas çmimit të tregut ditor (do të ketë sevabë te Allahu) sikur t’ua kishte dhënë tërë atë mall sadakë të varfërve”.
 
 
 
Autorë: Sinanudin Sokoloviç

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here