Nëse brezi i ri do të drejtonte në Botën e Biznesit …

0
90
… do të fokusoheshin më shumë në zhvillimin e punonjësve dhe kontributit në komunitet dhe më pak në pasurimin e stokut të portofoleve të tyre, sipas studimit më të fundit nga Deloitte
Brezi i ri dhe lidershipi aktual i kompanive në mbarë botën janë në kontrast të dukshëm për përzgjedhjen e prioriteteve të biznesit. Në këtë përfundim ka arritur Deloitte Global (kompania e konsulencës financiare) pas një sondazhi me 8,000 profesionistë të rinj nga rreth 29 vende të botës në lidhje me perspektivat e tyre lidhur me prioritetet e biznesit dhe çështje të lidershipit. Të gjithë ata që u përgjigjën kishin lindur pas vitit 1982, kishin një diplomë universitare dhe punonin me kohë të plotë. Përgjigjet e Gjeneratës Y u vendosën përballë përgjigjeve të manaxherëve aktualë. Kontrasti ishte i dukshëm. Gjenerata Y, veçohet tashmë edhe nga studiuesit si brezi i internetit dhe i teknologjisë, (brezi i të lindurve mes viteve 1980-1999). Gjithmonë e më tepër besohet se kjo gjereratë duke qenë në mënyrë unike me një akses të theksuar në teknologji si kompjutera, telefonë celulare, do të sillet ndryshe në punë dhe shoqëri. Një bindje e tillë i ka detyruar punëmarrësit që të rishikojnë strategjitë e tyre të punësimit për të përfshirë edhe risitë që ky brez novator sjell me vete në realitetin e biznesit.
 
 
Kështu sipas këtij studimi të Deloitte, ndërsa liderët aktualë të korporatave shfaqen më pragmatistë dhe fokusohen në masën e kompanisë, performancën financiare, gjenerata Y përmes këtij sondazhi vendos një set shumë më të gjerë karakteristikash për kompanitë e destinuara për të qenë lider në treg në të ardhmen, si dhe një sens të mirëfilltë qëllimi për punën e tyre dhe kompaninë ku punojnë, duke i shfaqur si më idealistë.
Manaxherët aktualë (senior) mendojnë se kompanitë avangardë duhet të jenë të dedikuar sipas këtyre prioriteteve sipas rëndësisë: të ardhmes afatgjatë të kompanisë; të ardhurave/shpërblimeve personale si dhe arritja e qëllimeve afatshkurtra financiare.
Ndërsa nëse brezi i ri do të merrte drejtimin e korporatave, tre prioritetet kryesore do të përfshinin: sigurimi i të ardhmes afatgjatë të organizatës; fokusimi në mirëqenien e punonjësve si dhe investimi në rritjen dhe zhvillimin e punonjësve.
 
Të paturit e një qëllimi të mirëfilltë brenda një kompanie është mjaft i rëndësishëm për gjeneratën Y. Gjashtë nga dhjetë të intervistuar thanë se të paturit e një qëllimi si pjesë të punës së tyre është një nga arsyet e përzgjedhjes së kompanisë ku punojnë, sepse ata duan të shohin një lidhje mes qëllimit dhe impaktit të kompanisë më gjerë sesa thjesht për mirëqenien e saj, por edhe për ndikimin që kompania mund të ketë në komunitet dhe më gjerë në shoqëri./BW

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here