Në rënie investimet e huaja në Kosovë

0
59
Derisa në vitin 2007 vlera e investimeve të huaja ishte rreth 450 milionë euro, në vitin 2014 kjo shifër është jo më shumë se rreth 150 milionë euro.
 
Këto të dhëna i ka bërë publike Banka Qendror e Kosovës flasin se  Zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës, Besnik Kada për Radion Evropa e Lirë ka thënë se në vitin 2014, bilanci i investimeve direkte në Kosovë, ka qenë 46 për qind më i ulët se në vitin 2013.
 
Ndërkaq, sa i përket të dhënave për këtë vit, Kada bën të ditur, se vlera e investimeve për muajin shkurt ka qenë 25.8 milionë euro.
Rënia e investimeve të huaja në Kosovë ka ngritur shqetësime të mëdha tek ekspertët e çështjeve ekonomike.
 
Ata thonë se investimet e huaja janë të domosdoshme për ringjalljen ekonomike të Kosovë dhe fakti se këto po shënojnë rënie, sipas ekspertëve, kanë humbur shpresat për një zhvillim ekonomik më të madh.
 
Kosova ka një strategji për promovimin e investimeve të huaja, në të cilën janë caktuar edhe sektorë ku investitorët e huaj mund të investojnë.
Bujqësia, energjia, përpunimi i metaleve, riciklimi i mbeturinave si dhe teknologjia informative, janë sektorët që janë caktuar në këtë strategji.kohaislame
 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here