Hoti: Në tre muajt e parë të vitit, Qeveria ka kursyer 11 milionë euro

0
41
Gjatë tre muajve të parë të këtij viti, Qeveria Mustafa ka shpenzuar 13% më pak në mallra në mallra dhe shërbime, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Po ashtu, ka shpenzuar 5% më pak në paga dhe mëditje krahasuar me planin e shpenzimeve. Në total, janë kursyer 11 milionë euro.
 
Kështu ka bërë me dije Ministri i Financave, Avdullah Hoti, përmes një statusi në profilin e tij në Facebook.
 
Ai ka thënë se kjo është bërë e mundur nga masat që Kryeministri Mustafa ka ndërmarrë sa i përket: racionalizimit të udhëtimeve jashtë vendit, reduktimin drastik të përdorimit të veturave zyrtare dhe hapjes së ankandit për shitjen e disa veturave zyrtare, kontrollin e shpenzimeve për mëditje shtesë dhe masa të tjera.
 
“Kursimet do të vazhdojnë më tutje. Masa të tjera po përgatiten për këtë qëllim, të cilat do të bëhen të ditura për të gjitha organizatat buxhetore. Përmes rritjes së të hyrave dhe kursimeve do të bëhet e mundur të plotësohen shumë kërkesa për financim të grupeve të veçanta të shoqërisë”, ka thënë Hoti.
 
Ministri Hoti ka theksuar se bashkë me buxhetin e vitit 2016 do të zhvillohen mekanizma për kontroll të shpenzimeve nga niveli i programeve dhe nën-programeve brenda organizatave buxhetore, mandej normativat për shpenzime për secilën veturë zyrtare, për secilin nëpunës, zyrë, njësi dhe departament.
 
Kjo qasje, sipas tij, bëri të mundur që Qeveria të ketë kontroll dhe informata të plota dhe detaje deri në nivelin më të ulët të shpenzimeve.
 
“Askush nuk do të mund të fshihet pas shifrave të përgjithshme. Secili zyrtar dhe organizatë buxhetore, dhe sidomos zyrtarët mbikëqyrës, do të marrin përgjegjësinë për shpenzimet e krijuara, të cilat shpenzime do të mund të arsyetohen vetëm me rezultate përkatëse”, ka potencuar Hoti.
 
Ministri i Financave, Avudllah Hoti, ka thënë në fund se këto masa “do të na mundësojnë që të rrisim pagat, subvencionet, ndihmat sociale, pensionet, mbështetjen për bujqësi”. kohaislame

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here