“EmberClear” këmbëngul në termocentralin e Dukagjinit

0
72
Kryetari i Unionit të Bizneseve Shqiptare në Amerikë, Elmi Berisha, tash e tri vite ka qenë në pritje të një përgjigjeje nga Qeveria e Kosovës për projektin e tij, ndërtimin e një termocentrali me kapacitet prej 330 megavateve në Rajonin e Dukagjinit.
 
Përgjigjen e ka marrë vetëm nga lajmi i publikuar në “Kohën Ditore”, se Qeveria ia ka refuzuar projektpropozimin.
 
Qeveria nuk e ka njoftuar kompaninë amerikano-kanadeze “EmberClear” që përfaqësohet nga Elmi Berisha.
 
Thotë të ketë punuar 7 vite në këtë projekt duke e kryer studimin e fizibilitetit, por edhe studimet e tjera të nevojshme për t’i bindur investitorët amerikanë që t’i investojnë paranë e tyre në Kosovë. Ka shpenzuar rreth 7 milionë euro deri më tani në këtë projekt.
 
Por Qeveria e Kosovës ia ka refuzuar projektin ende pa e shqyrtuar me arsyetimin se ai bie ndesh me projektin e Qeverisë së Kosovës “Kosova e Re”, që është iniciuar qysh në vitin 2006.
 
Berisha thotë se Qeveria e Kosovës nuk e ka trajtuar atë me dinjitet, pasi për tre vjet nuk i ka dhënë asnjë përgjigje në idenë e tij për ndërtimin e një termocentralit në Klinë. kohaislame

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here