Për shkak të rritjes të frangut zvicerian, rreth 2.000 persona kanë mbetur pa punë

0
90
Politikat e qeverisë kanë shkaktuar rritjen e vlerës të monedhës vendase, sipas një sondazhi të Shoqatave të vogla dhe të mesme të industrisë së makinerisë të Zvicrës
 
 
LONDËR (AA) – Industria zvicerane e makinerisë është përballur me humbjen e 2.000 vendeve të punës, pasi që Banka Qendrore hoqi dorë nga lidhja e frangut me euron, transmeton Anadolu Agency (AA).
 
Politikat e tilla të qeverisë shkaktuan rritjen e vlerës të monedhës vendase, sipas një sondazhi të Shoqatave të vogla dhe të mesme të industrisë së makinerisë të Zvicrës.
 
Mediat britanike theksojnë se 63 përqind e kompanive të anketuara në fund të tremujorit të parë rezultuan të paknaqur me përfitimet e tyre, ndërsa kjo normë në tremujorin e katërt të 2014 arriti në 51 përqind, dhe në tremujorin e parë të vitit të kaluar ishte 34 përqind.
 
Ekonomistët zviceranë konsiderojnë se këto probleme janë të lidhura drejtpërdrejt me lëvizjen e kursit të monedhës vendase.
 
Media vendase theksojnë se disa produkte zviceriane janë shtrejtuar për 15 përqind.kohaislame

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here