Investitori italia po rrezikohet edhe nga shteti

0
14
Investitiori italian në Kosovë, Gianfranko Fantinel, iu ka shkruar letër të gjitha institucioneve në Kosovë, ku i ka paralajmëruar ata nga rreziku prej banditëve dhe prokurorëve, të cilët po i rrezikojnë pronën
 
Letra e hapur ai ua ka drejtuar zyrtarëve më të lartë vendit: Presidentes, Kryeparlamentarit, Kryeminstrit, Ministrit të Punëve të Jashtme, EULEX-it, dhe qytetarëve të Kosovës, përmes të cilës shfaq shqetësimin për rrezikimin e investimeve të tij në Agrokosova Holding sh.p.k ( ish-NBI Suhareka). 
Kjo është përmbajtja e plotë e letrës:
 
Të nderuar qytetar,
 
Kam obligim moral ndaj të gjithë punëtorëve dhe familjeve të tyre, gjithashtu ndaj qytetarëve të Kosovës të njoftojë të gjithë për investimin në Agrokosova Holding sh.p.k ( ish NBI Suhareka ).
Unë, Gianfranco Fantinel — presidenti i Gruppo Vinicolo Fantinel nga Friuli — Itali, për herë të parë e kam vizituar Kosovën në vitin 2006, ku më është prezantuar mundësia e investimit në ish NBI Suhareka, pasi që kompania jonë në Itali vepron me traditë mbi 50 vjeçare në sektorin e vreshtave dhe prodhimin e verërave dhe pijeve alkoolike, eksportojmë në 70 shtete të botës, kushti kryesor në atë kohë ka qenë që privatizimi i NBI Suhareka mundet të realizohet vetëm nga kompanitë që kanë eksperiencë shumë vjeçare.
 
Në vitin 2007 vendosëm që të ofertojmë për privatizimin e NBI Suhareka, në Gusht të 2007 u shpallëm fitues Grupi Fantinel dhe QMI shpk me kushtet e spinoff special të asaj kohe në AKM.
Grupi Fantinel si aksionar shumicë 70% i përfaqësuar nga Gianfranco FANTINEL në Tetor 2007 fillon që të hasë në problem me partnerin vendor pakice 30% QMI shpk të përfaqësuar nga Aziz Tafaj, problemet kanë qenë shumë serioze duke filluar nga marrëveshjet për shitje të tokave nga përfaqësuesi i QMI — Aziz Tafaj deri në falsifikim të nënshkrimit të Statutit të kompanisë që e krijuam nga ish NBI Suhareka në Agrokosova Holding shpk pasi u fitua privatizimi i kompanisë.
 
Verifikimi nga ana ime I kätyre keqpërdorimeve nga përfaqësuesi Aziz Tafaj i pakicës QMI, e detyroi atë që të ndërmer hapa edhe me tutje në kundërshtim me ligjet, në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet, arriti deri në atë masë që në Prill 2008 me dhunë vetä Aziz Tafaj me shërbëtorët e tij, të largojnë nga vendi I punës drejtorin teknik Giancarlo Koliotassis dhe drejtorin administrativ Habib Usaj.
 
Ky veprim delikuent nga Aziz Tafaj për mua dhe Grupin Fantinel ka qenë tepër shqetësues si investitor I huaj serioz me projekte shumë serioze për zhvillimin e bujqësisë dhe rehabilitimin e një ndërmarrje që ka punësuar mbi 300 punëtorë.
Pas këtij veprimi kriminal kemi reaguar në të gjitha instancat e institucioneve të Republikës të Kosovës dhe gjithashtu në Ministrinë e Jashtme të Italisë.
 
Duke pritur reagimin e Shtetit të Kosovës për të mbrojtur investimet e huaja dhe për të na bindur që të kthehemi në kompaninë tonë, ndodhi e kundërta në Qershor 2008 Aziz Tafaj dhe grupi I tij, arrijnë që të bindin Prokurorinë Komunale në Prizren me Prokuror z. Metush Biraj, në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me të gjitha konventat ndërkombëtare që të lëshohet një urdhër ndalesë në emër timin Gianfranco Fantinel, mund ta kuptoni se çfarë ndikimi mundet të ketë Aziz Tafaj, kjo ka qenë alarmante për mua, familjen, grupin te cilin e përfaqësojë dhe gjithashtu per shtetin Italian.
 
Pas 7 muaj me reagimin e Ministrisë të Jashtme të Italisë nëpërmjet Ambasadës Italiane në Prishtinë kemi arritur që të tërhiqet ky Urdhër arrest dhe ti mundësohet z. Gianfranco Fantinel të paraqitet në Prokurori dhe të kupton se për çfarë arsye akuzohet.
 
Për 2 Vite me radhë jam përballë me maltretime psikike nga akuza të pa bazuara nga prokurori komunal M.B dhe pastaj nga prokurori i Qarkut Genc Nixha, e gjithë kjo është që janë munduar që në çdo kusht që Grupi Fantinel të largohet nga Kosova, si përfundim I këtij procesi gjyqësor u shpallëm të pafajshëm unë dhe bashkëpunëtoret e mi.
 
Tentativa tjetër e Aziz Tafaj ka qenë në 2011 — 2012 pas shumë falsifikimeve të dokumentacionit për investime te realizuara nga ana e tij, edhe po të ishin të vërteta këto investime, me ligjin për shoqëri në Kosovë dhe gjithandej botës, aksionarit pakicë nuk I lejohet që të ndërmerr asnjë veprim në kompani pa aprovimin e aksionarit kryesor shumicë, në këtë rast Grupit Fantinel, mirëpo në Kosovë mundet të veprohet sipas dëshirës të Aziz Tafaj.
 
Me këto veprime Aziz Tafaj arrin qëllimin që Gjykata Ekonomike në Prishtinë të merr vendim të kundërligjshëm duke u bazuar në ekspertizën nga eksperti i autorizuar I Gjykatës z.Ali Gagica, e Cila ekspertizë ka qenë qesharake kinse Aziz Tafaj ka investuar në Agrokosova Holding 12 milionë euro. Qytetarë të nderuar mundeni me e marrë me mend cka nënkupton të investosh 12 milion eur në bujqësi dhe nga 300 punëtorë që ka pasë kompania, Aziz Tafaj me vetëm 30 punëtorë ka arritur të deklaron investimin milionëshe. Pas gjithë këtyre falsifikimeve Gjykatësi nuk e diskuton anën ligjore sipas ligjit a ka pas të drejtë Aziz Tafaj të vepron pa pëlqimin e shumicës, por merr vendim që QMI nga 30 % aksione të rritet në 82 % dhe Grupi Fantinel të mbetet më 18 0/0.
 
Pas ankesës në Gjykatën e Apelit në 2014 hidhen poshtë të gjitha vendimet e Gjykatës Ekonomike i vërtetohet që aksionari shumicë me 70 % aksione është Grupo Fantinel dhe me aksione pakicë është QMI, në të njëjtin vendim i jepet e drejta që shumica të kthehet në kompani dhe të merr drejtimin e kompanisë të cilën padrejtësisht I është mohuar për 7 Vite nga partneri pakicë, ky vendim me Përmbarues me shumë vështirësi është realizuar sikur jeni të njoftuar nga mediat në Kosovë.
 
Gjatë periudhë 2008 deri 2014, e njoftojë opinionin e gjerë që Aziz Tafaj ka keqpërdorur fonde të subvencioneve të ndryshme, ka inkasuar mjetet e shpronësimit të autostradës, ka shkatërruar vreshtat, ka shitur dhe përfituar Gdo vit nga shitja e rrushit dhe shumë e shumë keqpërdorime të tjera. ‘(jo është vetëm historia e jona, si ne me Aziz Tafaj jane së paku edhe 5 investitorë Italian të cilët janë mashtruar për disa milionë euro.
 
Qytetarë të nderuar dhe popull i nderuar cili ka pasur të kaluar shumë të vështirë dhe I cili ka nevojë për punë, për edukim në punë dhe për një siguri në jetë, të gjitha këto realizohen nga investitor serioz të sinqertë dhe me përvojë, ne investitorët jemi treguesit kryesor për një shtet si Kosova që ka nevojë të funksionon Drejtësia, të mbrohen investitorët serioz dhe të ofrohen kushte sa më të mira për investime.
 
Ne sot edhe pas një vendimi të Gjykatës Themelore me Përmbarues kemi hyrë në kompani, ne vazhdojmë të kërcënohemi vazhdimisht nga Aziz Tafaj dhe shërbëtorët e tij, edhe pas ndërhyrjes të Policisë të Kosovës që me të vërtetë meritojnë lëvdata të cilët n’a kanë dale në ndihmë këto momente të kërcënimeve por edhe pas arrestimeve ata lirohen menjëherë. Ajo që është e pakuptimtë që Prokurorët Metush Biraj dhe Genc Nixha pa asnjë vendim dhe kundërligjshëm ka hyrë në kompaninë tonë dhe duke na shantazhuar në Gdo mënyrë, këto veprime të hyrjes në kompani nga Aziz Tafaj dhe shërbëtorët e tij janë mbi 15 herë brenda 3 muaj.
 
I drejtohen të gjitha intancave shtetërore nga Presidentja e të gjitha institucioneve legjislative dhe ekzekutive që të ndërmarrin hapa konkret në ndalimin e keqpërdoruesve , në këtë moment kaq kritik për investitorët e huaj në Kosovë.
Ju garantojë që projekti në Agrokosova Holding do të realizohet dhe nuk do të ndalemi, dëshirojmë që të jemi shembull I mire për investitorët e ardhshëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here