Në mars indeksi i çmimeve 0,1% më i lartë

0
90
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot Indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit” (IHÇK) për muajin mars 2015.
 
Sipas raportit, ky indeks në muajin mars 2015 krahasuar me muajin shkurt 2015 është më i lartë për 0.1%.
 
Kjo ngritje vërehet te nëngrupet: pemë 3.0%, përdorim i pajisjeve për transportin personal (naftë dhe benzinë) për 2.4.
 
Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit te nëngrupi: qumësht, djathë dhe vezë për -2.0%.
 
Shkalla e inflacionit e matur në muajin mars 2015 me muajin mars 2014 ishte -0.4%.kohaislame

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here