Fabrikat u shndërruan në qendra tregtare

0
91
Mijëra njerëz edhe sot mund të vërehen në hapësirën ku dikur ishte Kombinati i Tekstilit “Integj” në Gjilan, por ndryshe nga dikur kur njerëzit aty shkonin për të punuar, tashti ata janë shndërruar në konsumatorë që blejnë mallra në qendrat e mëdha tregtare që janë hapur aty. 
 
Dikur Kombinati i Tekstilit “Integj” punësonte mbi 3000 punëtorë që punonin në tre turne dhe që prodhimet e tyre pos në ish-Jugosllavi i plasonin edhe deri në Lindjen e Largët, por sot kjo hapësirë është shndërruar në qendra të mëdha tregtare edhe pse një pjesë e ish-kombinatit vazhdon të merret me prodhim, kryesisht me penj tekstili, tepihë e prodhime të tjera. 
 
Mijëra punëtorë të tjerë ishin të punësuar edhe në Kombinatin e Duhanit “IDGJ”, në Fabrikën e Metaleve “Çeliku”, Fabrikën e Baterive “IDGJ”, Fabrikën e Radiatorëve “Jugoterm”, në Kombinatin “Morava  e Binçës”, Agrokombinatin “Agromorava” e shumë fabrika të tjera që Gjilanin e bënin qytet industrial..

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here