Ministri grek i Financave, Varoufakis: Greqia nuk duhej të hynte kurrë në Eurozonë

0
13
Ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis, duke specifikuar se struktura institucionale në Eurozonë  është shumë e ngurta ka deklaruar se “Greqia nuk duhej të hynte kurrë në Eurozonë. Por kjo nuk do të thotë se ne do të dalim”, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Varoufakis, ka mbajtur një fjalim në qendrën e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) në Paris, në Institutin Mendimi i Ri Ekonomik.
 
Ministri grek i Financave ka deklaruar se Greqia nuk është e kënaqur nga institucionet bashkëbiseduese ndërkombëtare për problemet ekonomike të saj. “Strukturat institucionale në Eurozonë janë shumë të ngurta dhe asimetrike. Nuk mund ta përdorim në këtë mënyrë. Greqia nuk duhej të hynte kurrë në Eurozonë, por kjo nuk do të thotë se ne do të dalim”.
 
Varoufakis i cili u shpreh se kriza në Eurozonë nuk është menaxhuar mirë në 5 vitet e fundit ai mbrojti idenë se për shkak të krijimit të bashkësive bankare në Eurozonë janë nënvleftësuar problemet kryesore. Ministri grek theksoi se mendohet se vendi i tij ka probleme të likuiditetit, por problemi kryesor është pagesa e borxheve.
 
Varoufakis, ka theksuar se nga kriza në Eurozonë kanë nxjerrë mësime dhe sipas tij ka akoma shumë punë për tu bërë. Ai ka theksuar më tej se së pari duhet të zgjidhen problemet nga e kaluara dhe më pas të parandalohen problemet e mundshme që mund të vijnë në të ardhmen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here