Turqia rrit objektivat e kërkimit të burimeve të energjisë

0
94
Turqia, investimet e energjisë i vazhdon edhe me aktivitetet e inxhinierisë dhe kapacitetit teknologjik që zotëron.
 
Ministri turk i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Taner Yildiz (Yıldız), tha se objektiva e tyre është që pas anijes vendore “Turkuaz” e cila është e pajisur me të gjitha standardet ndërkombëtare dhe në bordin e saj gjendet edhe një pistë për helikopterë, të zotërojnë edhe një anije që të përdoret për sondazhe si dhe një platformë për kërkime nafte dhe gazi natyror në det.
Ai tha se për prodhimin me mundësitë vendore të këtyre objektivave, Turqia zotëron inxhinierët dhe teknologjinë e duhur. 
Ndërkaq ai bëri të ditur se Anija turke, “Turkuaz” që zbriti në det disa ditë më parë në Stamboll, në muajin tetor do të fillojë kërkimet e para sizmike dhe do të përdoret për studimet e aktiviteteve minerale, tektonike dhe jetën nën det. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here