Biznesmenë të fuqishëm nga Austria vizitojnë Gjilanin

0
76
Një delegacion nga Oda Ekonomike e Austrisë dhe përfaqësues të saj në Kosovë, në krye me Gerhard Schlattl, kanë qëndruar sot në Gjilan, ku janë pritur nga drejtori për Zhvillim Ekonomik, Ismail Januzi. 
 
Në këtë delegacion kanë marrë pjesë edhe kompani të shquara të Austrisë për të parë mundësinë e investimeve individuale sikurse edhe përmes partneritetit publiko-privat, kryesisht në sektorë të ekologjisë, në trajtimin e ujërave të zeza, mbeturinave etj.
 
Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Ismail Januzi, ka falënderuar delegacionin austriak për vizitën dhe interesimin për të investuar në Gjilan, duke thënë se Komuna e Gjilanit mirëpret investitorët e huaj sepse kjo përkthehet me zhvillim ekonomik dhe vende të reja të punës e që do të ishte në favor të qytetarëve të Gjilanit.
 
Përfaqësuesit e këtij delegacionit kanë thënë se duke parë se është krijuar një klimë e mirë për investitorët e huaj në Gjilan, kanë zgjedhur këtë komunë për të parë të gjitha mundësitë e investimeve në fushën e ekologjisë.kohaislame
 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here