Meggle ndërpret prodhimin e qumështit në Shqipëri

0
122
Menaxhmenti i Meggle Albania, filiali i kompanisë gjermane të produkteve të bulmetit Meggle AG, kanjoftuar të gjithë nënkontraktorët dhe pikat e pakicës se 31 marsi është afati i fundit i produkteve vendase në treg.
 
Tani janë duke bërë shpërndarjet e fundit dhe linjat e prodhimit janë nxjerrë në shitje. Burimet brenda Meggle pohuan se, gjatë 2014-s, kompania rezultoi me humbje sistematike. Arsyeja kryesore duket se ishte konkurrenca e pandershme.
 
Humbjet vjetore të kompanisë i kanë kaluar të 2 milionë dollarët. Më vonë në vitin 2013, humbjet e kompanisë u thelluan edhe më shumë për shkak të prishjes së imazhit nga pretendimet e autoriteteve kosovare se, qumështi Fast që prodhohej nga Meggle në Shqipëri, kishte Aflatoksinë. Këto ngjarje e bënë të pamundur aktivitetin e kompanisë në Shqipëri. Meggle ofronte produktet e qumështit UHT, djathë dhe produkte të ndryshme të fermentuara sikrem, kos, gjalpë, të cilat janë prodhuar nga qumështishqiptar.
 
“Meggle blinte qumësht cilësor te furnitorët me 50 lekë për litër, ndërsa kompanitë etjera e grumbullonin jo më shumë se 30 lekë për litër, duke mosrespektuar standardin. Në këtë mënyrë, Meggle e ka pasur të pamundur të përballojë kostot duke ofruar çmime konkurruese. Prandaj ka vendosur që të furnizojë tregun vendas nga fabrikat e tjera që ka në Gjermani dhe në rajon”.
 
Sipas pasqyrave financiare të dorëzuara në QKR, kompania në vitin 2012 realizoi të ardhura nga shitjet 379 milionë lekë, me një rënie 20% në krahasim me vitin 2011. Tkurrja e qarkullimit vjetor vijoi dhe në 2013-n, me një rënie prej 16%. Pavarësisht se kompania kishte shitjet më të mëdha në këtë periudhë në krahasim me operatorët e tjerë të tregut nuk ka pasur rezultate pozitive, pasi këto të ardhura nuk kanë mbuluar kostot. Në vitin 2012, kostot e prodhimit ishin 421 milionë lekë, ndërkohë që të ardhurat ishin 379 milionë lekë.kohaislame

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here