Vala, Ipko dhe…

0
48
Tregu i telefonisë mobile shumë shpejt do të ndryshojë.
 
Operatorët aktual, Vala dhe Ipko nuk do të jenë të vetmet që do të ofrojnë shërbime të telefonisë mobile për qytetarët e Kosovës.
 
Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka paralajmëruar hapjen e një tenderi për telefonin e tretë mobile, pavarësisht se nuk janë dhënë shumë detaje për këtë çështje.
 
E kjo ka alarmuar operatorë që aktualisht ofrojnë shërbime të telefonisë mobile në vend.
 
Menduh Abazi, drejtor i Departamentit për komunikim më publikun në Postën dhe Telekomin e Kosovës ka thënë se operatorët aktual janë të mjaftueshëm për tregun kosovarë.
 
“Ne mendojmë që nuk ka treg për operatorin e tretë MNO, dy operator MNO dhe dy MVNO janë të mjaftueshëm për tregun e Kosovës”, ka deklaruar Abazi.
 
Sipas Abazit ardhja e telefonisë së tretë në Kosovë nuk do të ketë asnjë ndikim, këtë fakt ai e ka ilustruar edhe me rajonin. Siç thotë Abazi në Shqipëri operatorët e tretë dhe të katërt nuk kanë pas ndonjë sukses as në ofrimin e shërbimeve dhe as në nuk kanë ndikuar në çmimin e tyre.
 
Gazeta ka kërkuar një përgjigje për çështjen e telefonisë së tretë edhe nga Operatrori i telefonisë mobile, Ipko por ata nuk kanë pranuar të flasin fare për nismën e ARKEP-it.
 
Mirëpo, siç merr vesh Gazeta Fjala kjo kompani tanimë vetëm ka përfunduar aplikimin në ARKEP për brez të ri frekuencorë.
 
E, Virtyt Gacaferi nga opetartori virtual Z-Mobile ka thënë për Gazetën Fjala se janë duke e analizuar mundësin e hyrjes në këtë garë.
 
“Jemi duke analizuar konkursin/tenderin siç e quani ju, do marrim vendim më vonë”.
 
Edhe Gacaferi e sheh të me rezervë ardhjen e operatorit të tretë në Kosovë. Madje ai thotë se operatorët aktuale nuk janë duke fituar shumë.
 
“Tregu është ky qe e kemi tash me një rritje të vogël në numër te klientëve po jo edhe me të hyra, për shkak te alternativave të telefonisë nëpërmes internetit. Nëse futet edhe një operator, ky treg do ndahet tutje”, ka thënë Gacaferi.
 
Kurse, sa përket ndikimit në treg të operatorit të tretë mobil, ai ka thënë se do të këtë konkurrencë më të madhe por jo edhe çmime më të lira.
 
Vet Ekrem Hoxha, drejtor  i Bordit të ARKEP ka thënë  ditë më parë për  se i plotësojnë kriteret dhe me këtë rast fitojnë të drejtën e blerjeve të resurseve, kjo nënkupton sipas tij se mund të kemi edhe një operator të tretë të telefonisë mobile.
 
“Në qoftë se e fiton të drejtën e blerjes së resurseve paguan çmimin dhe i ka atributet që i kërkon gara si kritere, atëherë praktikisht çka nënkupton kjo është se mund të kemi edhe një operator të rrjetit, operatorë të tretë në Kosovë”, ka thënë ai.
 
Sipas Hoxhës kjo është garë ndërkombëtare dhe nuk mund të ketë diskriminime edhe për operatorët serb. Ai ka thënë se ARKEP e ka përkrahur Qeverinë e Kosovës gjatë procesit të dialogut me këshillë dhënie në zbatim të ligjit, ndërkohë Hoxha kujton se tash e 15 vite sektori i telekomunikacionit është penguar në zhvillim normal, kryesisht si pasojë e operimeve të pa autorizuara të operatorëve serb.kohaislame

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here