Greqia përsëri në krizë, ka para veç deri më 20 prill

0
85
Sipas vlerësimeve të bëra rezulton se Greqia në këtë situatë ka para të mjaftueshme deri më 20 prill.
 
Theksohet se Greqia, e cila ka pasur mosmarrëveshje me partnerët evropianë lidhur me programin e zhvillimit financiar, në rast se nuk do të marrë një ndihmë të re, do të ketë vështirësi për të kryer pagesat e saj dhe se gjendja e saj monetare është e mjaftueshme deri me 20 prill 2015.
 
Qeveria greke, e cila udhëheq vendin që ka pësuar një rënie ekonomike, pasi kërkoi 1.2 miliardë euro nga Fondi Evropian i Stabilitetit Financiar (EFSF) dhe me pengesën që EuroWorking Group bëri ndaj saj, parashikohet se do të ketë vështirësi në pagesën e saj më 9 prill prej 465 milionë eurosh ndaj FMN-së.
 
Euroworking Group në mbledhjen e djeshme, duke qenë i pavendosur nëse Greqia do të kryejë pagesat e fondit të kërkuar nga EFSF 1.2 miliardë euro për përdorim në kapitalizimin e bankave në lidhje me këtë çështje ia la vendimin Bordit drejtues të EFSF.
 
Qeveria greke pas krijimit të një situate jo të favorshme pas bllokimit të shpresës së përkohshme për marrjen e 1.2 miliardë eurove, për sa kohë që nuk do të arrijë një kompromis me kreditorët për shkak të mosmarrëveshjes me Trojkën nuk do të arrijë të marrë këstin e kredisë të bllokuar më parë prej 7.2 miliardë eurosh.
 
Në vlerësimet e bëra rezulton se Greqia në këtë situatë ka mjaftueshëm para deri më 20 prill.
 
– Koha deri më 30 mars mbetet për të qartësuar reformat në Greqi
 
Ministrat e Financave të Eurozonës, theksohet se i kanë njohur si afat Greqisë deri më 30 mars për të qartësuar reformat dhe për të bindur partnerët evropianë në këtë temë në kuadër të marrëveshjes së 20 shkurtit.
 
Sipas informacioneve të marra, qeveria greke duhet të qartësojë reformat në Greqi dhe fazat për livrimin e parave, të qartësojë reformat e paraqitura në Bruksel dhe të njoftojë në kohën e duhur hapat që duhen ndërmarrë në vazhdim.
 
Theksohet gjithashtu se Brukseli pret nga Athina që të hedhë hapat për ti dhënë përparësi kësteve të reja dhe disa aeroporteve rajonale dhe privatizimin e kompanisë së telekomunikacionit OTE, etj.
 
– \”Në mënyrë që vendi të marrë frymë lirisht është si kusht që Tsipras të kalojë provën e masave të reja\”
 
Edhe Kryetari i Partisë kryesore të opozitës greke, Demokracia e Re, Antonis Samaras pasi kishte theksuar se koha dhe paratë e Greqisë janë në përfundim, kishte pohuar se në mënyrë që vendi të marrë frymë lirisht Kryeministri Alexis Tsipras duhet të arrijë konsensus me Evropën dhe se duhet të pranojë sa më parë masat e reja.
 
“Në mënyrë që Greqia të shpëtojë nga kjo krizë është një parakusht që Tsipras të kalojë këtë provë të masave të reja dhe se ato që do të vlerësojnë këtë janë Trojka në Athinë dhe Eurogroupi në Bruksel. Të gjitha këto gënjeshtra që kemi dëgjuar deri tani kanë përfunduar dhe se kjo do të jetë në një moment kur koha dhe paratë kanë përfunduar\”.
 
Zëdhënësi i qeverisë greke, Gavriil Sakellaridis në një deklaratë bërë një ditë më parë, kishte theksuar se Greqia deri në 30 mars do të qartësojë paketën e reformave dhe do t’ia paraqesë atë Eurogroupit dhe pas miratimit të paketës do të hapet drita jeshile për livrimin e parave.kohaislame

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here