Rekord: Gjermanët kanë punuar shumë vitin e kaluar

0
61
Punëtorët gjermanë kanë regjistruar vitin e kaluar më së shumti orë pune që nga viti 1992, ka treguar një raport nga Instituti kërkimor gjerman që i dedikohet tregut të punës dhe vendeve të punës.
 
Gjermanët vitin e kaluar kishin regjistruar 58.5 miliardë orë, që është 1.5 për qind më shumë se më 2013, thotë raporti. Rekordi ishte „thyer” më 1992, me realizimin e 59.9 miliardë orëve pune.
 
Pavarësisht pikëpyetjeve në adresë të rritjes ekonomike më 2014, numri i orëve të regjistruara ka shënuar rritje të konsiderueshme, tha hulumtuesi i IAB, Enzo Weber.
 
“Një arsye për rritjen e numrit të orëve të punës ishte puna e bërë jashtë orarit”, tha Weber.kohaislame

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here