Në vitin 2016 hiqet tatimi 10% për importuesit e lëndës së parë

0
62
Në fillim të vitit 2016 importuesit e lëndës së parë do të lirohen nga tatimi doganore.
Sipas drejtorit të doganave të Kosovës Lulzim Rafuna, nga ky tatim do të lirohen lëndët e parë që importohet nga vendet e Bashkimit Evropian e të cilat më nuk do t’i nënshtrohen tatimit doganor prej 10 % .
 
Sipas tij, ky tatim do të hiqet pasi shumë shpejt pritet të hy në fuqi marrëveshja për Stabilizim Asocimit (MSA).
 
“Pritjet janë që në vitin 2016 të fillon të hy në fuqi Marrëveshja Stabilizim Asocimit për arsye se është në proces të ratifikimit në dy parlamente, parlamentin evropian dhe në momentin që ratifikohet atje ratifikohet edhe në Kosovë…Atëherë do të kemi lirim për lëndën e parë që vjen me origjinë nga vendet e BE-së, mirëpo përveç që kemi marrëveshje MSA që pritet të hy në fuqi kemi marrëveshjen bilateral me Republikën e Turqisë e cila po ashtu është duke pritur me u ratifikuar në Kuvendin e Turqisë por edhe në Kuvendin e Kosovës dhe në momentin që ratifikohet në vitin e ardhshëm fiskal ajo hynë në fuqi”, ka thënë Rafuna.
 
Ai ka shtuar se edhe Qeveria e Kosovës ka marrë iniciativa që me ligje vendore do t’i liroj disa lëndë të para.
 
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim dhe ka iniciativa që me shkuar tutje edhe me ligj nacional ose me ligje vendore që t’i liroj edhe disa lëndë të para edhe gjysmë produkte pajisje makineri për prodhimin në mënyrë që të stimuloj prodhimin në vendin tonë. Dogana është pjesë e grupeve ku bëhen propozime faktikisht për arsye se ne i propozojmë ministrisë së financave për shkak numrave tarifor se cila është në lëndë të parë cila lëndë është gjysmë produkt në mënyrë që më pas ajo kërkesë të shqyrtohet në departamentin e politikave fiskale dhe në qeveri të merret vendim për lëndën e parë”, ka thënë Rafuna.
 
Ndryshe, Qeveria ka miratuar edhe planin 4 vjeçar për zhvillim, i cili po diskutohet edhe me biznese, lidhur me krijimin e kushteve më të mira për të bërë biznes në Kosovë. /rtk

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here