Kush licencon dhe teston njehsorët në Kosovë?

0
63

Pas publikimit të raportit për njehsorët e energjisë elektrike, tani më Agjencia e Metrologjisë revokojë licencën për njehsorët e tipit Kohler. Më poshtë po ju tregojmë se kush licencon dhe teston njehsorët në Kosovë.

Sipas uebfaqes së Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, është pikërisht kjo agjenci përgjegjëse për licencimin, verifikimin, testimin dhe kalibrimin e mjeteve matëse në Kosovë duke përfshirë edhe njehsorët elektrikë.

Madje edhe neni 4 i Ligjit për Metrologji, precizon saktë organizimin, detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit te Metrologjisë, tani më të shndërruar në Agjenci të Metrologjisë. Neni 4 saktë specifikon që kjo Agjenci organizon aktivitetet e kalibrimit në Kosovë, kryen kontrollin ligjor të mjeteve matëse dhe kryen mbikëqyrjen e mjeteve matëse, të prodhuara në vend dhe / ose të importuara në zbatim të dispozitave ligjore në fuqi.

Kjo agjenci, vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë e cila deri së fundmi ishte e udhëhequr nga Ismet Mulaj, i vendosur aty pas dorëheqjes së ministrit paraprak, z.Bernard Nikaj, që të dytë nga partia AKR e udhëhequr nga z.Behgjet Pacolli. Madje, udhëheqësi i Agjencisë së Metrologjisë u vendos aty gjatë udhëheqjes së Ministrisë nga kjo parti dhe paraprakisht ishte i punësuar në njërën nga kompanitë e z.Pacolli.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here