Si të vlerësosh mirë një investim të mundshëm?

0
58

Përpara se të bëni një investim financiar, zakonisht ju duhet të bëni një vlerësim sa më të mirë të kushteve dhe rrethanave që keni ose mund t’ju dalin përpara. Ja sesi të procedoni:

1.Hapi i parë është të dini ekzaktësisht sesa para’ keni në dispozicion dhe në bazë të shifrës, të mendoni për investimin më ideal, në mënyrë racionale dhe të arsyeshme. Tjetër konsideratë që duhet të bëni është sasia e kohës që keni ndërmend të prisni, përpara se të merrni përfitime. Si rrjedhojë e kësaj duhet të zgjidhni një investim afatshkurtër, ose afatgjatë.
2.Sigurisht që duhet vlerësuar edhe shkalla e rrezikut. Nëse jeni i vetëdijshëm se humbja e parave të investuara do të sillte edhe vështirësi të mëdha financiare për familjen tënde, mundohu të veprosh në mënyrë konservatore. Por, nëse një humbje e mundshme nuk do të rëndonte mbi gjendjen e përgjitshme, mund të zgjidhni investime që paraqesin një rrisk më të lartë, por që njëkohësisht mund të ofrojë edhe të ardhura në rritje.
3.Siguro sa më shumë informacione të mundshme rreth investimit, përpara se të hedhësh paratë. Për shembull, nëse ke vendosur të investosh në pasuri të paluajtshme, kërko të kuptosh situatën ekonomike dhe sociale të pranishme në zonën rreth pronësisë, normat urbanistike lokale dhe probleme të tjera të mundshme.
Tjetër këshillë e vlefshme është ajo që parashikon diversifikimin e buxhetit të investimit në disa nën-sektore, që lejon zvogëlimin e rrezikut të falimentimit. Për shembull mund të mendosh të kryesh një investim të shumëfishtë në obligacione, tregun monetar dhe në atë të pasurive të paluajtshme. Falë kësaj, nëse një sektor nuk do të rezultojë fitimprurës, do të mund të synoni tjetrin. Për të pasur një siguri më të madhe, drejtoju një studioje komercialiste dhe një eksperti të sektorit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here