Te drejtat e punëtorit

0
96

Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Paguajeni shpërblimin e argatit para se t’i thahen djersët.” (transmetuar nga Ibën Maxhe [2445] dhe është i vërtetuar nga Albani). Është një dëshmi që shtyn muslimanët të paguajnë pagën e ndihmësve dhe punëtorëve të tyre në kohë. Kjo nënkupton që ata duhet të paguhen në kohë sipas kontratës që ata kanë midis tyre. Punëdhënësit duhet të respektojnë obligimet e kontratës së punonjësve të tyre. 

Të drejtat e muslimanit janë një gjë shumë e respektuar. Në një hadith autentik Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Gjaku i juaj, paratë e juaja dhe nderi i juaj janë të ndaluara për njëri tjetrin si kjo ditë, ky muaj, ky vend”. (dita e Arefatit, muaji dhilHixhe, në Mekke sh.r.)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here