Aviacioni turk vazhdon të shënojë rritje

0
136

Ministri i Transportit, Detarisë dhe Komunikacionit, Lutfi Elvan tha se sektori i aviacionit, i cili vitin e kaluar theu rekorde në çdo fushë, të njëjtin sukses po e vazhdon duke e shumëfishuar edhe në vitin 2015.

 

Aviacioni turk vazhdon të shënojë rritje

Sektori i aviacionit turk sivjet do të thyejë edhe rekordin e vitit të kaluar.

Ministri i Transportit, Detarisë dhe Komunikacionit, Lutfi Elvan tha se sektori i aviacionit, i cili vitin e kaluar theu rekorde në çdo fushë, të njëjtin sukses po e vazhdon duke e shumëfishuar edhe në vitin 2015.

“Po të shikojmë zhvillimet në muajin janar mund të them se ky sektor do të thyejë edhe rekordin e vitit 2014”, theksoi ministri Elvan.

Ministri i Transportit, Detarisë dhe Komunikacionit, Lutfi Elvan u bëri një vlerësim statistikave të trafikut të pasagjerëve dhe avionëve të linjave ajrore të publikuara këto nga Drejtoria e Përgjithshme e Administrimit të Aeroporteve Shtetërore për muajin janar.

Me 166 milionë pasagjerë në vitin 2014 është thyer një rekord i madh, u shpreh ministri Elvan, ndërsa shtoi se po të shikojmë të dhënat e muajit janar 2015, mund të them se do të thyhet edhe rekordi i vitit 2014.

Numri i pasagjerëve që kanë marrë shërbime në muajin janar nga aeroportet në mbarë Turqinë i ka kaluar të 11 milionët, cilësoi Elvan, duke theksuar se rritja në trafikun e pasagjerëve, avionëve dhe ngarkesave vazhdon të shënojë rritje edhe në muajin e parë të vitit.

Në janar aeroportet turke kanë gjeneruar 11 milionë e 181 mijë e 617 pasagjerë, duke shënuar një rritje në masën 9,4% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shtoi ai. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here