Zyra e Rregullatorit të Energjisë përkrahë kërkesat e OJQ’ve

0
78

Zyra e Rregullatorit të Energjisë i ka përkrahur dy kërkesa që grupi i OJQ-ve i ka dorëzuar në Kuvend së bashku me rreth 33 mijë nënshkrime të qytetarëve që e kanë kundërshtuar ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Heqja e TVSH-së në energjinë elektrike dhe ulja apo heqja e tantiemës në thëngjill janë dy kërkesat që janë dorëzuar në Kuvendin e Kosovës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

 

Peticioni kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike është shqyrtuar, të hënën në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione. 

 

Ky Komision ka vendosur të procedojë për shqyrtim në Kryesinë e Kuvendin peticionin e nënshkruar nga rreth 33 mijë nënshkrime kundër shtrenjtimit të energjisë, shkruan Koha Ditore.

 

Ky peticion kërkon që të ulet çmimi i energjisë elektrike, pasi konsideron se është bërë në mënyrë të kundërligjshme rritja dy herë brenda tre muajve të vitit të kaluar..

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here