Banka zvicerane lejon që euro të bije në krahasim me frangën

0
59

Banka Kombëtare e Zvicrës ka hequr dorë nga rregullat e normës minimale fikse për frangën në krahasim me euron. Ky hap ka nxitur reagime në tregjet e këmbimeve valutore dhe pritet që vlera e euros të bie shpejtë, raporton Anadolu Agency (AA). Në komunikatën për shtyp banka shpjegon se në kontekstin ekonomik nuk ka arsye që të mbahet euro nga rënia e saj më e ulët se franga zvicerane prej 1,20. “Norma minimale e ndryshimit është futur gjatë periudhës së mbivlerësimit të skajshëm të frangës zvicerane dhe nivelit jashtëzakonisht të lartë të pasigurisë së tregjeve financiare,” thuhet në deklaratë. Theksohet se “kjo masë e jashtëzakonshme dhe e përkohshme, ka mbrojtur ekonominë zvicerane nga rreziku serioz.” Gjithashtu bëhet e ditur se “për deri sa franga ka ende vlerë të lartë, mbivlerësimi në përgjithësi është ulur nga zbatimi i normës minimale të kursit”. Ekonomia, vlerësohet se kishte mundësinë të përfitojnë nga kjo fazë në mënyrë që të përshtatet me situatën e re. Ndryshimet e rregullave të Bankës Qendrore kanë ulur normat bazë të interesit. Banka ul normat e interesit për llogaritë e depozitave që kalojnë pragun e përjashtimit të miratuar. Konkludohet se “Banka Kombëtare e Zvicrës ka ulur ndjeshëm normat e interesit për të siguruar se ndërprerja e normës minimale nuk do të çojë në forcimin e kushteve jo të favorshme monetare”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here