Qeveria ruse nuk mund ta mbanë vlerën e rubles

0
54

Pavarësisht premtimeve, qeveria ruse nuk është në gjendje që të ruaj vlerën e rubles.

Pasi që të hënën kundrejt dollarit amerikan humbi gjashtë përqind, monedha ruse sot ra në 63,45 përqind kundrejt dollarit dhe 75,52 përqind ndaj euros.

Fillimi i dobët i monedhës ruse në fillim të 2015 mund të shpjegohet me rënien e çmimit të naftës. Vlera e naftës së papërpunuar dje ra në 50,04 dollar për fuçi.

Presidenti rus Vladimir Putin gjatë një fjalim publik më 18 dhjetor pat premtuar përmirësim të monedhës ruse.

Më 16 dhjetor regjistrohet rënia me e ulët e Rubles, duke humbur 20 përqind të vlerës së saj në një ditë. Edhe pse ishte stabilizuar pas kësaj, eksportuesit e huaj filluan të marrin në konsideratë rregullimin e vlerës me çmimin e ulët të monedhës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here