Shqipëria ka borxhin më të lartë publik në rajon

0
81

Shqipëria ka borxhin më të lartë publik në rajon.

Të dhënat e krahasuara të publikuara nga BERZH dhe Komisioni Europian tregojnë se vendet e Ballkanit e kanë këtë tregues më të ulët se Shqipëria. Hungaria është shteti i vetëm në Europën Qendrore e Lindore, që ka një nivel prej gati 80% të PBB-së. Serbia pritet që të ketë një rritje të lartë të borxhit publik, e parashikuara në 68.8% në 2014-n dhe 71.1% në 2015. Për Maqedoninë, borxhi pritet të rritet në mënyrë të moderuar në 39% në 2015-n, nga 36.1% në fund të 2013-s. Për Malin e Zi, ky tregues do të shkojë në rreth 60% të PBB-së në 2015, nga 56.5% që është pritshmëria për 2013-n. Borxhi shqiptar nuk pritet të reduktohet, të paktën për një periudhë afatmesme. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka pohuar në raportin e tij të fundit rajonal, se ai mund të arrijë deri në 83% të PBB-së deri në 2013-n. Shqipëria ka gjithashtu dhe kreditë më të larta në rajon, në gati 25% të totalit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here