Në rritje numri i bagëtive në Gorë, banorët po i kthehen traditës

0
58

Treva e Gorës në Komunën e Dragashit, po vazhdon t’i kthehet traditës, duke u marrë me blegtori. Dikur kjo trevë kishte numrin më të madh të deleve dhe lopëve, ndërsa tash fermerët mendojnë se, me ndihmën që po ju jep Ministria e Bujqësisë, të vazhdojnë t’i kthejnë kësaj treve historikun që ka pasur dikur.

Të ndodhur në pozitën gjeografike më të favorshme për tu marrë me blegtori, banorët e fshatit Brod të Dragashit, pas më shumë se 20 vjetësh kanë filluar të shtojnë numrin e krerëve të bagëtive. Dikur treva e Gorës ka numëruar mbi 12 mijë krerë dele dhe mbi 5 mijë krerë gjedh, ku numrin më të madh e ka pasur Brodi dhe Restelica. Emigrimi i pandërprerë i popullatës, ka bërë që ky numër të bie vazhdimisht. Shaban Shokar, thotë se familja e tij tani po i kthehet traditës.

Përveç blegtorisë, në këtë fshat ka nisur të marrë zhvillim edhe bletaria. Hikmet Ismaili, thotë se është kënaqësi të merresh me këtë biznes familjarë.

Usmen Ballxhi, përfaqësues i Qeverisë së Kosovës, njëkohësisht edhe banorë i këtij fshati, thotë se rikthimin e banorëve të Brodit në historikun e tij, po e bëjnë edhe subvencionet që po bënë Ministria e Bujqësisë.

Tash ky fshat numëron rreth 1200 copë dele dhe një numër shumë simbolik të gjedhëve, pavarësisht se kullotat janë të bollshme. Secili fermer me të cilët ne kontaktuam, janë të interesuar që të rrisin numrin e bagëtive, por kjo thonë ata, sigurisht që do të varet edhe nga ndihma e Qeverisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here