Kosova, 1.55 miliard euro borxhe të jashtme

0
30

Borxhi i jashtëm Kosovës, edhe gjatë vitit që lamë pas ka shkuar duke u rritur, ky borxh i sektorit publik e privat, sipas Bankës Qendror e të Kosovës (BQK), ka shkuar në 1.55 miliard euro.

BQK-ja ka njoftuar se borxhi i jashtëm bruto i Kosovës, i cili përfshinë borxhin privat dhe borxhin publik, në fund të shtatorit 2013 mbeti pothuajse në nivelin e njëjtë me tremujorin paraprak.

“Vlera e borxhit të jashtëm bruto më 30 shtator 2013 shënoi 1.55 miliardë euro. Borxhi publik ka një pjesëmarrje të ulët në gjithsej borxhin e jashtëm (rreth 25 për qind)”.

Në publikimin e saj për muajin nëntor 2013, BQK ka bërë të ditur se vlera e borxhit publik deri në fund të shtatorit arriti në 387.8 milionë euro.

“Pjesa më e madhe e borxhit publik përbëhet nga borxhi i jashtëm i Qeverisë, i cili në fund të shtatorit 2013 ishte 324.6 milionë euro. Kjo vlerë është për 6.5 milionë euro më e vogël krahasuar me qershor 2013 dhe kryesisht i atribuohet pagesës së kredisë së trashëguar nga Banka Botërore”, ka njoftuar BQK-ja në publikimin e saj për statistikat e sektorit financiar për muajin nëntor 2013.kohaislame

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here