OECD: Turqia në vendin e 6-të për taksat më të ulta

0
63

Rritet barra e taksave të vendeve të Organizatës së Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Ekonomik (OECD). Turqia zë vendin e 6-të në vendet me barrën e taksës më të ulët.

Vendet e Organizatës së Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Ekonomik vlerën e përgjithshme të të ardhurave, brenda Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2012, e kanë rritur në 34.6%.

Sipas të dhënave të “Statistikave të të ardhurave” sëbashku me krizën ekonomike globale, pas tendencës në ulje gjatë viteve 2008-2009, tashmë barra e taksave ka kaluar në rritje.

Sipas raportit të përgatitur me shifrat kalimtare të 30 vendeve nga 34 gjithsej që ka organizata, 21 vende e kanë rritur këtë shifër ndërsa 9 e kanë ulur.

Rritja më e madhe është përjetuar në Hungari me 1.8 pikë ndërsa pas saj vjen Greqia me 1.6 pikë.

Ndërsa Turqia është vendi i 6-të me barrën e taksës më të ulët./trt/kohaislame

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here