Dispozitat e falimentimit në Islam

0
101

Dispozitat e falimentimit në Islam

I falimenturar quhet ai person apo subjekt fizik dhe juridik i cili ka më shumë borxhe se kapitali që ka në dispozicion. Nëse kreditoret (ata që kanë dhënë borxhin) kërkojnë nga autoritetet përktatëse që të sekuestrojë pasurinë e të falimentuarit dhe ta ndajë pasurinë e tij mes tyre, në këtë rast autoritet e kanë për detyrë që t’u përgjigjen thirrjes së tyre. Shejh Salih el Feuzan, duke sqaruar dispozitat e sekuestrimit të pasurive dhe falimentit thotë:
1- “Sekuestrimi sipas legjislacionit islam do të thotë ndalimi i të drejtës së të falimentuarit për të vepruar në pasurinë e tij. Argument për këtë është fjala e Allahut të Lartësuar: “E mos ia jepni mendjelehtëve pasurinë tuaj, të cilën Allahun e ka bërë shtyllë (të jetës). Ushqejini ata prej asaj pasurie dhe vishini ata, dhe thuajuni atyre fjalë të mira. Provojini jetimët dhe kur ata të keni mbërritur moshën e pjekurisë, nëse vereni prej tyre ndonjë shenjë pjekurie, atëherë mund t’ua jepni atyre pasurinë e tyre.” (En-Nisa; 5, 6).

Këto dy ajete tregojnë se pasuria mund t’i privohet mendjelehtit dhe jetimit në mënyrë që të mos e shpërdërojnë atë dhe se rikthimi i saj mund të bëhet vetëm atëherë kur ata të jenë të ndërgjegjshëm dhe të pjekur në veprimet e tyre me pasurinë. I dërguari i Allahut a.s. e ka bllokuar pasurinë e disa sahabeve në mënyrë që prej saj të shlyheshin borxhet që u kishin të tjerëve.

2- Sekuestrimi apo bllokimi i pasurisë është dy llojësh:

Lloji i parë është sekuestrimi i pasurisë në interes të palëve të tjera, si p.sh. sekuestrimi i pasurisë së falimentuarit, i cili posejdon një sasi pasurie që nuk mjafton për të shlyer borxhet e të tjerëve dhe në këtë mënyrë ai ndalohet që të veprojë me pasurinë e tij në mënyrë që të mos dëmtojë pasurinë e të tjerëve.

Lloji i dytë është borxhliu i cili nuk arrin të shlyejë borxhet. Këtij nuk i kërkohet që të kthejë borxhin, por duhet që t’i jepet kohë derisa të jetë në gjendje të shlyejë borxhin e vet. Allahu i Lartësuar thotë: “E nëse është në vështirësi, atëherë le të pritet derisa të vijë koha e lehtësimit.”

Ndërsa përsa i përket personit që ka mundësi ta shlyejë borxhin, pasuria e tij nuk lejohet që të sekuestrohet sepse kjo është e panevojshme, por ai urdhërohet që të shlyejë borxhet që ka përsipër nëse i zoti i borxhit e kërkon diçka të tillë. Argument për këtë është fjala e të dërguarit të Allahut: “Vonimi i borxhit prej atij që ka mundësi ta shlyej atë është padrejtësi”, që do të thotë se moslyerja e borxhit duke pasur mundësi për ta bërë këtë është padrejtësi, për arysye se ka penguar shlyerjen e një të drejtë që u takon njerëzve. Nëse nuk pranon që ta shlyejë borxhin pavarsisht se ka mundësi që ta bëjë këtë, atëherë ai burgoset.

Shejh Ibn Tejmijeh thotë: “Nëse dikush është në gjendje për ta shlyer borxhin dhe nuk pranon që ta shlyejë atë, atëherë ai detyrohet që ta shlyejë edhe nëse goditet apo burgoset. Për diçka të tillë janë deklauar disa imamë ndjekës të Malikut, Shafiut, Ahmedit etj.” Më pas ai shprehet: “Për diçka të tillë nuk di që të ketë mospajtime.”

I dërguari i Allahut a.s. thotë: “Kush vonon shlyerjen e borxhit i bëhet hallall që të përçmohet dhe të ndëshkohet.” E përcjell Ahmedi, Ebu Daudi etj. Pra borxhliu që refuzon të shlyejë borxhin dhe hakun e të tjerëve e meriton që të ndëshkohet dhe burgoset. Ky dënim mund t’i përsëritet derisa të shlyejë borxhin, por nëse këmbëngul atëherë mund të ndërhyet duke e shitur pasurinë e tij në mënyrë që prej saj të shlyhet borxhi që rëndon mbi të, në mënyrë që riparohet dëmi që i është shkaktuar borxhdhënësve. I dërguari i Allahut a.s. thotë: “As mos dëmto dhe as mos u bëj shkak për dëm.”

4- Nga sa u përmend është e qartë se borxhlinjtë janë dy llojësh:

a- Kur borxhi ka një afat dhe si pasojë atij nuk i kërkohet që ta shlyejë borxhin derisa të plotësihet afati. Nëse posejdon pasuri më pak se detyrimi i borxhit me afat, atëherë pasuria e tij nuk konfiskohet dhe ai nuk pengohet që të vepojë me pasurinë e tij.

b- Kur pasuria është më e pakët se borxhi që i është mbushur afati pasuria e borxhliut konfiskohet dhe ndalohet që të veprojë me të, nëse debitorët (të zotët e borxhit) e kërkojnë diçka të tillë. Argument për këtë është hadithi i përcjellë nga Ka’ab bin Maliku r.a. që përcjell se i dërguari i Allahut a.s. e konfiskoi (bllokoi) pasurinë e Muadhit r.a. dhe e shiti pasurinë atij.” E përcjelle Dar el Kutni dhe Hakemi që e vlerëson si të saktë.

Ibn Salahu thotë: “Ky është një hadith i saktë dhe në këtë rast konfiskimi shpallet dhe u bëhet njerëzve me dije se këtij borxhliu i është bllokuar pasuria në mënyrë që njerezit e tjerë të mos joshen prej tij dhe të mos kenë marëdhënie me të. Në këtë mënyrë pasuria e tyre nuk shkon dëm.”

5- Katër dispozita lidhen me konfiskimin:

1- Me konfiskimin lidhen të drejtat e debitorëve me pasurinë e borxhliut përpara se të ndodhë konfiskimi, si dhe me pasurinë e borxhliut pas konfiskimit. Ibn Kajjimi thotë: “Nëse borxhet e tejkalojnë pasurinë e tij, atëherë nuk bën që ai të japë sadeka duke dëmtuar kështu pasurinë e kreditorëve, pa marrë parasysh nëse autoritetet ia kanë konfiskuar apo jo pasurinë. Ky është medh’hebi i Malikut dhe mendimi i përzgjedhur i shejhut të Islamit Ibn Tejmijes – Allahu e mëshiroftë.

2- Kush e gjen mallin e tij të cilin ia ka shitur të falimentuarit apo që ia ka dhënë borxh apo me qera përpara se të kryhej konfiskimi, ka të drejtën që ta marrë mallin e tij prej të falimentuarit me argument fjalën e të dërguarit të Allahut a.s.: “Kush e gjen mallin e tij tek njeriu i falimentuar e meriton që ta marrë atë më shumë se të tjerët.” Buhariu dhe Muslimi. Dijetarët kanë përmendur se për rikthimin e mallit nga i falimentuari duhen plotësuar gjashtë kushte:

a- I falimentuari duhet të jetë gjallë deri në momentin që i merret pasuria. Agument për këtë është hadithi i përcjellë tek Ebu Daudi se i dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Dhe nëse vdes, të zotët e mallit janë grupi i atyre që kërkojnë borxhin.”

b- Vlera e gjithë mallit duhet të jetë detyrim i borxhliut dhe nëse i zoti i mallit ka arritur që të marrë një pjesë të vlerës së mallit nuk i takon që ta rimarrë atë.

c- Malli konkret të jetë i tëri në pronësi të borxhliut dhe nëse gjendet vetëm një pjesë e mallit, atëherë i zoti i tij nuk e merr, sepse nuk ka gjetur gjithë mallin e tij, por vetëm një pjesë.

d- Malli të jetë në gjendjen e mëparshme, pa u ndryshuar asgjë prej karakteristikave të tij.

e- Me mallin nuk të lidhen të drejta të të tretëve, si p.sh. nëse borxhliu e ka lanë mallin peng tek dikush tjetër.

f- Malli nuk duhet të shtohet në mënyrë natyrale, si p.sh. shëndoshja e kafshës.

Nëse plotësohen këto kushte, atëherë i lejohet të zotit të mallit që ta rimarrë atë nga borxhliu i falemintuar, sipas hadithit të lartëpëmrendur.

3- E drejta për t’i kërkuar borxhin pas konfiskimit ndërpritet deri në momentin që borxhliu të lirohet nga konfiskimi. Si rrjedhojë, kush i shet apo jep borxh borxhliut diçka gjatë kësaj periudhe mund ta kërkojë të drejtën e tij vetëm pas lirimit të pasurisë së tij nga konfiskimi.

4- Autoritetet kanë të drejtën që të sheshin mallin e konfiskuar nga i falimentuari dhe ta shpërndajnë të ardhurat prej tij mes kërkuesve të borxhit, sepse kjo është edhe arsyeja e kryerjes së konfiskimit të pasurisë së borxhliut. Nëse kjo shpërndarje vonohet, atëherë ajo përbën padrejtësi, ndërkohë që autoritetet kanë të drejtë që t’i lejnë borxhliut aq pasuri që mund t’i mjaftojë për strehim, ushqim etj.

Përsa i përket borxhit me afat, ato nuk mund të shlyhen përmes shpalljes së falimentimit dhe as nuk mund të përzihen me borxhet që e kanë mbushur afatin, për aryse se afati është një e drejtë që i takon borxhliut të falimentuaar, ashtu siç gëzon të gjitha të drejtat e tjera dhe borxhi mbetet në garancinë e tij. Nëse borxhliu, pas shpërndarjes së borxhit që ka mbushuar afatin tek kërkuesit e borxhit i shlyen të gjitha dhe nuk mbetet asgjë për të kthyer, atëherë sekuestrimi shfuqizohet, qoftë edhe pa një vendim nga autoritetet. Nëse i mbetet ndonjë borxh që ka mbushuar afatin pa shlyer, atëherë sekuestrimi shfuqizohet vetëm me vendim nga autoritetet, sepse ato kanë urdhëruar më parë sekuestrimin e pasurisë së tij.” (Përmbledhje e Fikhut 2/89-95) Nëse mbeten përsëri disa borxhe për t’u shlyer, ato mbeten në garancinë e borxhliut deri në momentin që Allahu ta furnizojë me pasuri dhe në këtë moment ai e ka për detyrë që të shlyejë këto borxhe të mbetura.

Allahu e di mëse miri.

http://islamqa.info/ar/145437

http://www.lidhjahoxhallareve.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here