Menaxhmenti dhe teknologjia informative

0
122

Zhvillimi i shkencës dhe i teknologjisë që zakonisht e quajmë progres shkencorë apo teknologjik, gjithmonë ka pasur ndikim të madh në zhvillimin e tërësishëm në të gjitha pjesët e jetës shoqërore. Zhvillimi i përbashkët të shkencës dhe teknologjisë ka sjellë ndryshime epokale të cilat janë realizuar në periudhat e ndryshme të menaxhmentit. Teknologjia gjithmonë po zë në të gjitha sferat njerëzore e veçanërisht në sferën e prodhimit material dhe në organizim.

Arritjet që i kushtëzon në mënyrë provokative teknologjia e re janë sot evidente në çdo ekonomi dhe është e arsyeshme dhe mjaftë e vërtet pohimi se teknologjia e re paraqet faktorin vendimtar të zhvillimit ekonomik.

Ndryshimet të cilat e përcjellin zhvillimin e shpëtuar të shkencës dhe të teknikës janë mjaftë të mëdha dhe të rëndësishme dhe më plotë të drejtë se teknologjia informative bashkëkohore paraqet rezultatin e shumë të arriturave në fushën e shkencës dhe të teknikës.

Nga këtu mund të konkludojmë se teknologjia e re me të drejtë quhet revolucion teknologjik dhe njihet si periudha më e rëndësishme e zhvillimit të vazhduar të njerëzimit.

Zbulimi i motorit me djegie të brendshme është fillimi i revolucionit të parë industrial, ku makina lajmërohet si zëvendësues i fuqisë njerëzore dhe gjithashtu makina bie ndesh me kulturën njerëzore dhe shkaktoi pasoja të rënda për një periudhë të caktuar, kjo ndeshje e parë makinë – njëri quhet revolucion industrial. Ndërsa, fillimi i vërtet i këtij revolucioni është i lidhur me zbulimin e makinave të llojllojshme e veçanërisht të atyre llojeve të cilat zëvendëson punën e njeriut.

Revolucioni i dytë industrial, gjithashtu na paralajmëron një epokë të re revolucionare në zhvillimin e njerëzimit, epokë e cila karakterizohet me zëvendësimin e shumë funksioneve intelektuale me ato të makinave, kështu që ta mbanë vazhdimësinë e zhvillimit me revolucionin e parë. Zbulimi i llogaritësve elektronikë, kompjuterëve, transitorëve, qarqeve të integruara dhe shfrytëzimi i llojllojshëm i energjisë e karakterizon fillimin e revolucionit të sotëm teknologjik.

Shumë shpejtë është kuptuar se në udhëkryqe të mëdha të karaktereve nuk ka ose – ose, përfundimi i së vjetrës dhe hyrja e të resë shkojnë së bashku dhe vetë kështu mund të kuptohen, përkatësisht është i mundur organizimi i shoqërisë një botë po vdes, tjetra po lind, e kanë shkruar francezët në Planin e Nëntë të tyre.

Në fund të viteve të 80’ta dhe në fillim të 90’tave ende ndihen zëra se duhet të jemi të gatshëm për ndryshime të reja, për një teknologji të lartë, sepse ato përveç rezultateve pozitive kanë edhe pasojat negative e veçanërisht për individin.

Përfshirja e madhe e revolucionit të tretë teknologjik më së miri mund të kuptohet nëse vështrohen të gjitha fushat me të cilat paraqitet ajo. Fushat me të cilat sot paraqitet sot ky revolucion janë:

  • Mikroelektronika me tri disiplinat e saja; teknologjia informative, robotika dhe format e tjera informative.
  • Bioteknologjia dhe inxhinieringu gjenetik,
  • Burimet e reja dhe format e reja të energjisë,
  • Mënyra e re e shfrytëzimit të oqeaneve, detërave apo tokës dhe
  • Eksploatimi i gjithësisë.

Krahas këtyre ndryshimeve të mëdha në fusha të ndryshme, teknologjia e re nxit ndryshime të rëndësishme të strukturës ekonomike, nxit rritjen e produktivitetit të punës, standardeve, ndryshimin në nevojat njerëzore, rritjen e dijes dhe arsimimit dhe shoqërizimi dhe humanizimi i punës në jetë.

Krahas këtyre ndryshimeve të mëdha në fusha të mëdha në fusha të ndryshme, teknologjia e re nxit ndryshime të rëndësishme të strukturës ekonomike, nxit rritjen e produktivitetit të punës, standardit, ndryshimin e nevojave njerëzore, rritjen e dijes dhe arsimimit të njerëzve, shoqërizimin e punës dhe me këtë kushtëzon lindjen e nevojës për shoqërizim dhe humanizim të punës dhe të jetës.

Këto ndryshime shihen veçanërisht në fushën e marrëdhënieve prodhuese dhe sjelljen e njerëzve të angazhuar në procese të ndryshme prodhuese apo joprodhuese, ndryshime të cilat nuk kanë të bëjnë vetëm me raportin ndajë pronësisë mbi kapitalin, por edhe me qeverisjen e sistemeve afariste, duke filluar prej atyre më të voglave e gjerë tek kompanitë multinacionale.

Rroli i njeriut, i cili është inkuadruar në marrëdhëniet prodhuese, po ashtu është njëri nga elementet ndoshta më të rëndësishëm që do të ketë pasoja nga këto ndryshime, ku këto të fundit do të njihen vetëm si ndryshime në strukturë, por edhe në procese. Ku një gjë e tillë na bënë të mendojmë se njeriu në të njëjtën kohë është edhe ai që bënë ndryshime, gjithashtu është edhe ai që pëson nga ndryshimet.

Trendët e zhvillimit të teorisë dhe të teknologjisë padyshim janë të shpejta, ashtu që dinamika e ndryshimeve të nxitura nga revolucioni shkencorë – teknologjikë ka rëndësi epokale në rezultatet e zhvillimit. Njëri nga treguesit më të rëndësishëm të këtyre ndryshimeve është edhe shkurtimi i distancës kohore ndërmjet momentit të paraqitjes së ndonjë zbulimi apo aplikimi teknik në jetë apo në proces të prodhimit. Koha e duhur për zhvillimin e fotografisë ishte 112 vite (1727 – 1839), apo 12 vite (1922 – 1934) për televizorin dhe 3 vite (1948 – 1951) për qarqet e integruara elektronike, ndërsa sot koha e zhvillimit është më pak se 1.5 vite.

Rritja e shpejtuar e shkallës së zhvillimit të teorisë së re dhe të teknologjisë është karakteristika më e rëndësishme të cilën duhet shprehur në botën bashkëkohore.

Në hulumtimet rreth dilemave bashkëkohore të njerëzimit, është paraqitur se të pesë elementet themelore të modelit global botëror (popullsia, prodhimet bujqësore, prodhimtaria, harxhimi i burimeve natyrore dhe ndotja e ambientit) po tregojnë për një shtim eksponencial.

Trendët e zhvillimit të teorisë dhe të teknologjisë së re mund t’i pasqyrojmë qartë edhe përmes këtyre karakteristikave:

  • zbulimi i makinës me djegie të brendshme dhe makinave të tjera,
  • qasja sistemore e lidhshmërisë së tërësive kompakte, tradicionalisht ku deri dje të ndara në sfera të veprimtarisë njerëzore,
  • dallimi ndërmjet punës fizike dhe asaj mendore gjithnjë e më tepër po humb,
  • dituria po bëhet forca kryesore prodhuese në kuptimin më të plotë dhe të drejtë të fjalës,
  • ndërrohen nxitësit themelorë të prodhimtarisë materiale, etj.

(Albert Spahiu)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here