Nafta bie në tregjet evropiane

0
60

Kontratat e naftës regjistruan rritje të konsiderueshme në sesionin e së enjtes amerikan, ndërsa janë tërhequr lehtë në tregtinë aziatike.

Të dhënat pozitive në SHBA kanë ofruar një mbështetje për çmimet e naftës, por frika për rënien e kërkesës globale ka kufizuar fitimet.

Një ndikim tjetër në rritjen e çmimeve të naftës e jep edhe zhvlerësimi i dollarit amerikan.

Bençmarku europian i naftës u rrit nga 101.8 në rreth 105 dollarë gjatë sesionit të kaluar, ndërsa aktualisht tregtohet pranë 104.6 dollarë për fuçi në rënie me 0.3 për qind. Ndërsa nafta Bruto amerikane tregtohet pranë 96.5 dollarë për fuçi në rënie me 0.2 për qind.
Por megjithatë, analistët parashikojnë se pritshmëritë për një rënie të kërkesës do të presojë çmimin e naftës. /kohaislame

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here