Donatorët ia kthejnë shpinën Kosovës

0
94

Grantet e donatorëve edhe më tutje vazhdojnë të bien, pavarësisht se kërkesat për to në vazhdimësi janë në rritje.

Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, sipas raportit tremujor të Ministrisë së Financave (MF), shihet se në vendin tonë kanë hyrë rreth 3 milionë euro.

Por, kjo shumë është hiç më pak se 36 për qind më e vogël se gjatë periudhës së njëjtë të vitit që lamë pas, ku në këtë forme në Kosovë patën hyrë rreth 4.7 milionë euro.

Gjatë tremujorit të parë të këtij viti Banka Botërore (BB) në formë të granteve i ka dhuruar Kosovës 373 mijë e 463 euro, gjersa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar BB-ja Kosovës i pati dhuruar 963 mijë e 649, euro e ku vërehet një rënie prej 61 për qind.

Po ashtu, gjatë tremujorit të parë të këtij viti në formë të granteve Qeveria Italiane i ka dhuruar Kosovës 53 mijë e 686 euro, deri sa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar nga ky shtet në formë të granteve Kosovës i kishin ardhur 1,1 milionë euro, e ku vërehet një rënie prej 95 për qind, shkruan gazeta Zëri.

Një rënie e konsiderueshme këtë formë i dhuroi vetëm 900 euro, gjersa në periudhën e njëjtë të vitit që lamë pas 100 mijë euro, e ku vërehet një rënie prej 99 për qind. Rënie e granteve prej 100 për qind vërehet edhe te Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ku këta të fundit gjatë tremujorit të parë të këtij viti për këtë qëllim nuk kanë dhënë asnjë cent, ndërkaq gjatë vitit 2013 kishin dhënë 66 mijë e 859 euro.

Sipas raportit tremujor të Ministrisë së Financave shihet edhe rënie e konsiderueshme e granteve të dhuruara nga Qeveria britaneze.

Ata për tre muajt e parë të vitit i dhuruan Kosovës 32 mijë euro, gjersa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar i kishin dhuruar 286 mijë euro, e ku vërehet një rënie prej hiç më pak se 87 për qind. Përndryshe, gjatë vitit 2012 në formë të granteve të donatoreve Kosova ka përfituar më shumë se 11.3 milionë euro.

Por, përpos kësaj, në vitin 2012 është pranuar një shumë prej 37,417,000 euro si mbështetje buxhetit nga Banka Botërore. Sipas raportit të MF-së, gjatë vitit 2012 në forme të granteve Banka Botërore i dhuroi Kosovës 2,6 milionë euro, Qeveria italiane 1,1 milionë euro, Qeveria zvicerane 1.1 milionë euro etj.

Në anën tjetër njohës të ekonomisë në vend thonë se Qeveria nuk ka krijuar shumë parakushte për thithjen e granteve të donatoreve. Eksperti i ekonomisë, Musa Limani, ka thënë se qeveria nuk ka krijuar parakushte t’i tërheqë ato grante. Sipas tij, konferencat e mëparshme në të cilat donatorët e ndryshëm kishin deklaruar se do të investojnë në Kosovë, sikur nuk po përmenden më.

“Donatorët e jashtëm, si duket nuk janë të interesuar më për të ndihmuar Kosovën, për arsye të shumta që kryesisht janë ato rreth procedurave, mandej edhe arsyet objektive. Arsyeja tjetër është se ne nuk kemi krijuar parakushte t’i tërheqim ato grante”, ka thënë ai. Limani konstaton se nuk është diçka në rregull me çështjen e procedurave të zhvillimit ekonomik, krijimin e parakushteve, politikat zhvillimore globale, me politikën fiskale si dhe me procedurat administrative.

“Mendoj se të gjitha këto elemente në njërën apo në formën tjetër bëjnë që investimet direkte të huaja dhe grantet nga donatorët e jashtëm të bien dhe e gjithë kjo shprehet me zvogëlimin e mjeteve buxhetore, për atë edhe është viti i tretë që paraqitet deficit buxhetor”, ka thënë Limani ditë më parë.kohaislame

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here