Reduktohen shpenzimet e Policisë së Kosovë

0
44

Një vendim i Drejtorisë së Policisë së Kosovës për të ulur shpenzimet ka bërë që patrullat të reduktohen në maksimum nëpër pothuajse të gjitha qendrat e Kosovës.

Mungesa e tyre aktualisht ndjehet më tepër në regjionin e Pejës. Ndërkohë që reduktimi i shpenzimeve do të godas edhe njësitet elite policore: Njësitin për intervenime të Shpejta (FIT ) dhe ato speciale ROSU.

Shpenzimet enorme të zyrtarëve të policisë me veturat dhe me harxhimet tjera për mallra dhe shërbime kanë shtyrë drejtorinë që të aplikoj masa shtrënguese në të gjitha dikasteret policore.

Reduktimi i shpenzimeve pritet të godas edhe njësitet elite policore, njësitë speciale dhe ato për intervenime të shpejta.

Deri më tani policia nuk ka dhënë shpjegime nëse reduktimi i shpenzimeve ka dhënë efekte, transmeton Rtk.
Komandanti regjional në Prizren, Ahmet Hasi ka thënë se për të respektuar këtë vendim po aplikohen patrullime në këmbë të policëve .

“Po aplikojmë më tepër patrulla këmbë për të reduktuar shpenzimet dhe kjo është për shkak të një metodologjie të brendshme të punës”, ka thënë Hasi.

Kufizimet e shpenzimeve janë ndier më së shumti në regjionin e Pejës. Por, për këto reduktime nuk dhënë shumë shpjegime komandanti regjional Shaban Shala.

Nga tendenca për kufizim shpenzimesh aktualisht është përjashtuar regjioni i Mitrovicës. Komandanti regjional, Nehat Thaci ka thënë nuk bëhet fjalë për ndonjë masë shtrënguese.

“Ne vitin e kaluar kemi pasur reduktim shpenzimesh, kështu që këtë vit kjo nuk vlen për Mitrovicë”, ka thënë Thaçi.
Radio Kosova ka kërkuar shpjegime rreth çështjes së kufizimit të shpenzimeve për Njësinë e Intervenimeve të Shpejta ( FIT), por kreu i kësaj njësie Alban Jetullahu nuk ka dhënë shpjegime rreth efektit të këtyre shpenzimeve në këtë njësi.

Zëdhënësi i policisë Baki Kelani ka thënë se reduktimi ka për qëllim kufizimin shpenzimeve të tepërta por jo për të prekur funksionimin efikas të policisë.

“ Kjo është e planifikuar mirë që në asnjë mënyrë të mos pengohet ndonjë operacion policor i çfarëdo natyre, me përjashtim të menaxhimit të mirë dhe kjo është në fuqi aktualisht në tërë regjionet”, ka thënë Kelani.

Raportet e Auditorit të Përgjithshëm kanë nxjerr vazhdimisht organizatën policore si një nga shpenzueset më të mëdha në mallra e shpenzime sidomos sa i përket përdorimit të veturave por edhe abuzime në tenderë./kohaislame

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here