Organizohet BarCamp Prishtina, edicioni i dymbëdhjetë

0
28

Barcamp Prishtina në edicionin e dymbëdhjetë me radhë më 29 Prill në “Teatrin Oda” nga ora 17:30, do të sjell detajet e para konkrete mbi projektin Community boost_r që organizohet për herë të parë në Kosovë dhe i cili ka për qëllim që të frymëzoj, mundësoj, dhe promovoj forma të ndryshme të teknologjisë online që mundësojnë pjesëmarrjen qytetare në iniciativat për transparencë dhe llogaridhënie të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor.
Projekti implementohet nga IPKO Foundation në bashkëpunim me Fundacja TechSoup dhe Dokukino dhe në partneritet me TechSoup Global, Zasto ne, me mbështetjen nga Charles Stewart Mott Foundation dhe National Endowment for Democracy.

Në pjesën e parë të BarCamp-it Alicja Peszkowska (Fundacja TechSoup) dhe Darko Soković (Dokukino) do të flasin për atë se si pjesëmarrja në këtë projekt paraqet një mundësi unike dhe të vlefshme për të shkëmbyer informata mbi idetë, ndërtimin e komuniteteve dhe pranimin e një mundësie lansimi të një platforme funksionale që do të ndryshojë shoqërinë. Community boost_r ofron për studentet, gazetarët, aktivistët, dizajnerët, programerët, dhe OJQ-të, mundësi për të fituar grante prej 5000$, për të demonstruar përkushtim për të ndërtuar një shtet më të fuqishëm si dhe për tu lidhur me novator, komunitete aktive, publikun, bizneset dhe OJQ-të.

Në mesin e folësve do të jenë edhe një ekip i “Freelancers” të suksesshëm nga Kosova që kanë depërtuar në tregun global falë punës së tyre të shkëlqyer me ueb faqe e produkte të ndryshme, dhe kanë inovacion dhe guxim në vete që çmohet nga komuniteti global i Themeforest. Se si janë bashkuar e si kanë arritur deri ku janë sot, pritet ta tregojnë në mënyrë atraktive para audiencës së BarCamp, ekip i njohur si Umbrella http://themeforest.net/user/UmbrellaStudios/portfolio

Gjithashtu, Leutrim Fishekqiu, një artist i talentuar nga Kosova, punimet e të cilit shpesh janë veçuar edhe jashtë Kosovës, do të ndaj me audiencën tregimin e tij mbi rrugëtimin prej inxhinerit të ndërtimtarisë drejt një artisti që po sjell në jetë skulptura akulli në qytetin e Prizrenit. Sculp Fest www.sculpfest.com është një prej projekteve më kryesore që udhëheq Leutrimi me organizatën “Leo’s art Organisation”, që është një ngjarje unike jo vetëm në Kosovë por edhe në Ballkan, ndërsa si e tillë ka filluar në dimër të vitit 2012.

Teatri ODA është një mjedis atraktiv me bar, ku mund të relaksoheni dhe të diskutoni me pjesëmarrësit tjerë. Sponzor medial të Barcamp janë Telegrafi.com dhe Digjitale.com. Për ata që arrijnë me kohë do të ketë pije falas. Ngjarja mund të përcillet edhe në rrjetet sociale, ndërsa në Twitter kërkoni me hashtag #bcprn.

Community boost_r – http://communityboostr.org/
Fundacja TechSoup – http://goo.gl/RFR92
Dokukino – http://goo.gl/iNAQa
TechSoup Global – http://www.techsoupglobal.org/
Zasto ne – http://www.zastone.ba/
Charles Stewart Mott Foundation – http://www.mott.org/
National Endowment for Democracy – http://www.ned.org/
Umbrella – http://themeforest.net/user/UmbrellaStudios/portfolio
sculpfest – http://www.sculpfest.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here