BE paralajmëron Spanjën dhe Slloveninë

0
76

Komisioni Europian paralajmëroi Spanjën dhe Slloveninë për problemet e tyre në buxhet, duke i kërkuar që të marrin masa të menjëhershme për të zgjidhur mosbalancimin e ekonomive të tyre.

E zhytur në recesion dhe me një borxh të lartë kombëtar, Spanja i është adresuar më parë Brukselit, për një hua madhore shpëtimi, ndërsa Sllovenia pritet që të shndërrohet në vendin e ardhshëm pas Qipros, që të ketë nevojë për paketa shpëtimi.

Në një vlerësim të Komisionit, të publikuar të mërkurën, shkruhej se këto dy shtete janë më të keqpozicionuara, nga 13 vendet e BE-së të marra nën shqyrtim.

Në rekomandimet e tij, Brukseli i kërkonte Madridit një “program radikal reformash”, brenda muajit prill.

Me borxhin që rrezikon të dalë jashtë kontrollit, papunësinë në rritje dhe ekonominë në rënie, Spanja është duke përjetuar një moment dramatik ekonomik.

Së bashku me Greqinë, Spanja është vendi i vetëm europian ku më shumë se gjysma e të rinjve të grupmoshës 18-25 vjeç, që kërkojnë punë, nuk janë në gjendje ta gjejnë një të tillë.

Përsa i përket Sllovenisë, Brukseli evidentoi se bankat janë të zhytura në vështirësi serioze dhe duhet një “veprim urgjent për të drejtuar situatën”.

Komisioni vlerësoi se 11 vende të tjera të ekzaminuara, Belgjika, Bullgaria, Danimarka, Franca, Italia, Hungaria, Malta, Holanda, Finlanda, Suedia dhe Britania po përjetojnë “mosbalanca makroekonomike” të një niveli më të ulët dhe më pak shqetësues.kohaislame

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here