Punëtorët e përkohshëm: Skllevër modernë apo shpëtimtarë të ekonomisë?

0
67

Puna e përkohshme lulëzon në Gjermani. Gati 2 përqind e gjithë punëmarrësve jepen hua nga firma private tek sipërmarrje, të cilat arrijnë të marrin kontrata fitimprurëse, pa qenë nevoja të kenë punonjësit e tyre.
900.000 punëtorë me kohë të kufizuar punojnë në Gjermani në firma punësimi të përkohshëm. Me një leje për punësim të përkohshëm, firmat mund t`ia japin punonjësit e tyre hua firmave të tjera, nëse ato kanë nevojë për forcë të menjëhershme pune. Ideja e politikës ka qenë dikur që ekonomia gjermane të mund të reagojë në mënyrë më fleksible ndaj lëkundjeve të koniukturës. Por njëkohësisht, të papunët duhet të kalojnë nëpërmjet një aktiviteti si punëtor i përkohshëm në një punë të përhershme. Kjo, sa i takon teorisë.
Punëtor i përkohshëm
Zhvillim i gabuar
Në praktikë disa firma kanë parë se ekziston një potencial i madh në shfrytëzimin e punëtorëve që kushtojnë më pak, kundrejt punëtorëve që kushtojnë më shumë duke qenë të përhershëm. Pikërisht firma në sektorin e logjistikës dhe tregtisë përpiqen të reduktojnë ekipin e tyre bazë duke futur më shumë punonjës të përkohshëm në punë.
Firma me dyqanet seri, “Schlecker” hoqi madje nga puna punonjësit e përhershëm dhe u përpoq që të zinte 30 përqind të personelit me punëtorë të marrë hua, që paguheshin me rroga më të ulëta. Praktika të tilla janë ndaluar ndërkohë ligjërisht. Megjithatë problemi më i madh vazhdon të mbetet që firmat me punonjës të përkohshëm, plotësojnë shumë kërkesa në sektorin e punësve ndihmëse. 34 përqind e volumit bie në këtë sektor. Punonjësit e përkohshëm nuk kanë nevojë të kenë shkollim special për aktivitetin e tyre. Kështu ata pastrojnë kantjeret e ndërtimit, mbushin raftet ose vendosin mallrat në magazinë. Me po kaq pak respekt bëhet edhe shpërblimi i tyre.

Punëtor i përkohshëm
Punonjësit e përkohshëm flasin për gjendje skandaloze
Ajo që tregojnë shumë punonjës të përkohshëm, shpesh anonim për shkak të frikës, tingëllon si skllavëri moderne. Vetëm disa shembuj, ata nuk paguhen në kohën e provës dhe shpesh nuk marrin as kontratë para fillimit të aktivitetit. Kështu që nuk ka rroga fikse për orën e punës. Parimisht porosidhënësit presint që punëtori i huazuar të punojë edhe në fundjavë dhe në ditët e pushimeve.
Rainer, që ka mësuar profesionin e lustrimit punon që prej një viti për një firmë të vogël. Kjo firmë e jep atë hua në një firmë ndërtimi, ku ai punon deri 14 orë në ditë në punë të rëndë fizike, shpesh pa mbrojtje. Dhe rroga është pesë euro në orë.
Kjo bëhet e mundur nëpërmjet kontratave të punës me të cilat u shpëtohet ligjeve të forta të punës. “Besimi im tek vetvetja është zero,” përshkruan Rainer ndjenjat e tij. Kësaj i shtohet edhe fakti që ai nuk është në gjendje të ushqejë familjen me punën e tij. Atij i duhet të kërkojë ndihmë nga Agjencia Federale e Punës, në mënyrë që t`ia dalë mbanë pagesave. Gjermania subvencionion me 500 milionë euro në vit sektorin e rrogave të ulëta ku punojnë punëtorë të përkohshem si Rainer.
Sindikatat kërkojnë të drejtat për punëtorët e përkohshëm
Sindikatat kanë dokumentuar raste të ngjashme që tregojnë se rrogat në punët ndihmëse të firmave me punë të përkohshme janë shumë të ulëta. Shpesh punëtorët që merren hua duhet të heqin dorë nga të drejtat që u takojnë. Ditët kur ata janë të sëmurë për shembull shkruhen si ditë pushimi, ose nuk paguhen paratë shtesë për punën e bërë.

Sektori përpiqet të vendosë normalitetin
Sektori i punës së përkohshme është duke u përpjekur të bëjë përmirësime të gjendjes. Për shembull nëpërmjet ligjeve më të forta, nëpërmjet një Kodi nderi që sektori përpiqet të fusë si dhe nëpërmjet kontrollit më të fotë nga Agjencia e Punës. Në këtë rrugë janë edhe pagesat e njëjta midis punonjësive bazë të firmës dhe punëtorëve të marrë hua. Tani rrogat minimale në punët ndihmëse janë rreth 8,19 euro./dw

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here