Prodhimet hallall një nxitje për Bosnjën

0
62

Me 47 kompani të verifikuara, Bosnjë dhe Hercegovina është mes burimeve më të rëndësishme të prodhimeve hallall në rajon.

Bosnjë dhe Hercegovina (BiH) është bërë një kryesues rajonal në prodhimin e prodhimeve të çertifikuara hallall dhe zhvillimi i vazhdueshëm i sektorit është një pjesë e rëndësishme e ekonomisë së vendit.

Më 2006, BiH hapi Agjencinë për Çertifikimin e Cilësisë Hallall për të mbikëqyrur prodhimin e sendeve që janë përgatitur në përputhje me ligjin islamik. Ka 47 kompani të çertifikuara që funksionojnë në BiH dhe agjencia tha se interesi në çertifikimin hallall është i lartë veçanërisht për ushqimin dhe prodhimet farmaceutike.

Valdet Peshtaliç, kreu i departamentit të arsimit në Agjencinë për Çertifikimin e Cilësisë Hallall, tha për SETimesse numri i konsumatorëve që përdorin prodhimet hallall e tejkalon shumë numrin e muslimanëve.

“Mundësia e 20 milionë konsumatorëve në tregun hallall të Evropës Juglindore është e rëndësishme, duke marë parasysh se një e treta e konsumatorëve të prodhimeve hallall janë muslimanë dhe dy të tretat jo-muslimanë,” tha Peshtaliç. Çertifikata e hallall është bërë sinonim i shëndetit, prodhimeve të sigurta dhe ushqimit jo në kundërshtim me kushtet e feve të tjera, tha ai.

Kompanitë e BiH-së po prodhojnë më shumë se 2,000 tipe prodhimesh hallall, që eksportohen në të gjithë botën.

“Bëmë një hap të madh në tregun e Lindjes së Mesme,” tha Peshtaliç. “Gjithashtu, për ne janë me shumë interes tregjet e Malajzisë, Irakut, Pakistanit, Egjiptit, republikat ish-sovjetike, Libia dhe Afrika e Jugut.”

Peshtaliçi tha se nuk është e mundur të dihet e ardhura gjithsej që kompanitë në BiH fitojnë nga prodhimet hallall, por sipas të dhënave të agjencisë, tregu botëror i ushqimeve hallall është rritur çdo vit dhe është vlerësuar në 472 miliardë euro ndërsa vlera e përllogaritur për tregun e BE-së është 51 miliardë euro.

Ministri federal i Bujqësisë, Ujit dhe Pyjeve Jerko Ivankoviç, tha për SETimes se BiH mund të përfitojë në vend nga tregu hallall.

“Prodhime të tilla mund të ndihmojnë të mbillen shumë toka të papunuara dhe gjithashtu të punësohet një numër i madh njerëzish,” tha Lijanoviçi.

Turizmi hallall në rajon është ende në zhvillim. Janë bërë hapa në BiH, Kroaci, Slloveni, ku janë çertifikuar 15 hotele, restorante dhe agjenci udhëtimi.

Më 2011, bota muslimane shpenzoi 94 miliardë euro në sektorin e hallall, tha Fazal Bahardeen, drejtor i Crescent Rating, kryesuese e botës për normimin e restoranteve dhe hoteleve miqësore me hallall.

Në Kroaci, ka 35 kompani të çertifikuara, pothuajse 2,000 prodhime hallall dhe një qendër për çertifikimin. Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi kanë zyra që punojnë nën mbikëqyrjen e Agjencisë boshnjake për Çertifikimin Hallall të Cilësisë në Tuzla. Agjencia boshnjake çertifikoi 110 kompani në rajon.

“Për shkak se 57,000 muslimanë në Kroaci [nuk është] një treg i madh, të gjitha kompanitë që përbëjnë boshtin e industrisë ushqimore kroate kanë fabrikat e tyre në Bosnjë dhe Hercegovinë,” tha për SETimesAziz Hasanoviç, drejtor i Qendrës Kroate për Çertifikimin Hallall të Cilësisë.

Në Serbi, Malin e Zi dhe Maqedoni, interesi në çertifikimin hallall është në rritje.

“Duke futur çertifikimin hallall kemi krijuar kushtet për një rritje të shitjeve në vendet myslimane, që mbulojnë një të katërtën e botës. Kompanitë nga Katari po shohin të blejnë një sasi të madhe mishi nga Maqedonia,” tha Zllatko Dimitrevski, drejtor i Vigo 48 në Bitola./set

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here