Industria forca ekonomike e Gjermanisë

0
58

Një studim i Institutit të Ekonomisë Gjermane ka konfirmuar ndikimin e madh të industrisë në rritjen ekonomike të Gjermanisë. Industria e makinerive – arti i inxhinierisë gjermane – është çelësi i suksesit.
Ekonomia gjermane megjithë koniunkturën e dobët botërore është rritur. Konstatimi vjen nga qeveria gjermane të hënë (22.10). Edhe në tremujorin e parafundit duket se në tërësi është shënuar rritje bën të ditur Ministria Gjermane e Financave në raportin e saj. Megjithatë edhe Gjermania nuk i shpëton dot krizës së euros. Sipas ministrit të Financave, Wolfgang Schäuble për tremujorin e fundit pritet një dobësim i kudondjeshëm i koniunkturës në Gjermani. Arsyeja për këtë qëndron në ekonominë e dobët të disa vendeve të eurozonës, parashikon Ministria e Financave.
Forca e ekonomisë gjermane
Sipas ekspertëve impulset më të rëndësishme të ekonomisë gjermane vijnë nga industria. Ata që dikur shumë politikanë dhe ekspertë të ekonomisë propagandonin largimin nga industria dhe orientimin nga shërbimet, sot nukl dëgjohen më. Një studim i Institutit të Ekonomisë Gjermane ka konfirmuar ndikimin e industrisë tek ekonomia gjermane. Ishte industria që e ndihmoi Gjermaninë të përballojë krizën më mirë se sa vendet e tjera fqinje.

Industria e makinerive – arti i inxhinierisë gjermane- është çelësi i suksesit. Miachel Hüther nga Instituti i ekonomisë thekson: “Ne përjetojmë aktualisht një rivlerësim të industrisë. Kjo nuk është modë e vjetër, por ajo që e bën të mundur krijimin e vlerës në Gjermani, që ruan vendet e punës dhe të ardhurat, madje më mirë se në shumë vende të tjera.”
Kjo çon në rritjen e atë ardhurave nga tatimet në Gjermani. Këtë vit pritet që arkat e shtetit gjerman të mbushen me 600 miliardë euro. Megjithatë kursi i kursimit do të vazhdojë. Eksperti Hüther e mbështet atë. “Duhet që në 2013, më së voni në 2014-n të kemi një buxhet të konsoliduar” shpjegon ai. Sinjalet e alarmit ndjehen. Kriza e vendeve në eurozonë po edhe frenon Gjermaninë. Pasojat do t’i ndjejë edhe industria. Që tani ka rënë numri i automjeteve gjermane që blihen në vendet e jugut të Europës./dw

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here