Mercedes prezantoi versionin elektrik të modelit SLS

0
61

Prodhuesi i njohur i veturave “Mercedes” në panairin e automobilave në Paris e prezantoi versionin elektrik të modelit SLS i cili e ka shenjën Electric Drive.

Në këtë kompani thonë që ky është “automobili më i fuqishëm elektrik në botë”, ndërsa vlen të përmendet që Electric Drive është më i fuqishëm edhe sesa versioni i tij standard me benzinë. 

Sikur që mund të shihet edhe nga fotografitë ky version është identik me SLS AMG, ndërsa ndërmjet tjerash këtu është edhe shenja kryesore dalluese, \”gullwing\” dyert, dhe kështu të gjitha dallimet gjenden “nën lëkurë”. 

Në vend të motorit standard 6.2 V8 këtë automobil e vënë në lëvizje 4 motorë elektrik dhe tërheqja është në të katër rrotat. 

Secili motor peshon 45 kilogramë dhe së bashku e përbëjnë fuqinë e tërësishme prej 551 kW/750 KF dhe momentin më të madh rrotullues prej 1.000 Nm, pra 132 kW (180 KF) dhe 350 Nm më shumë se versioni “normal”. 

Energjia për futjen në funksion vjen nga bateritë me litium-ion të cilat janë të vendosura në “tunelin transportues” që gjendet pas ulëseve kur zakonisht gjendet rezervuari për karburante. 

Pesha e madhe e baterive, 550 kilogramë, kushtëzoi zvogëlimin e peshës së komponentëve tjera, kështu që pjesë të shumta janë bërë nga fibrat e karbonit. 

Për frenim janë përgjegjëse “carbon ceramic” disqet me diametër 402 mm para dhe 360 mm pas. Më tutje, motori është i pajisur me dy versione të veçanta të transimisonit, secili për njërin bosht dhe AMG Torque Dynamic sistemi i cili mundëson shpërndarjen e veçantë të momentit për secilën rrotë. Ngasësi mund të zgjedh ndërmjet tri mënyrave të punës: Comfort, Sport dhe Sport Plus. 

Sa i përket performancave SLS Electric Drive mund të përshpejtojë deri në 100 km/h për 3.9 sekonda, derisa shpejtësia maksimale në mënyrë elektrike i është kufizuar në 250 km/h. 

Aftësitë e ngasjes së automobilit shtesë janë përmirësuar me pezullimin e ri të parmë të ashtuquajtur “pushrod”, në vend të gjertanishmit konvencional, ndërsa këtu janë edhe rrotat 19 inç para dhe 20 inç pas në të cilat gjenden gomat e dimensionet 265/35, përkatësisht 295/30 mm. 

Autonomia për tani nuk është e njohur. SLS Electric Drive në treg arrin vitin e ardhëm ndërsa në Gjermani çmimi i tij sillet prej 416.500 euro.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here