Për gjashtë muaj falimentojnë 500 biznese

0
28

Dukuria shqetësuese e falimentimit të bizneseve ka vazhduar edhe në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Vetëm për ketë pjesë janë mbyllur, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, 500 biznese, kurse janë regjistruar mbi 5000 biznese të reja. Për komunitetin e biznesit mbyllja e bizneseve është shqetësuese, për këtë, ata kërkojë reforma nga Qeveria e Kosovës, të cilat do të ndikojë në zhvillimin ekonomik.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safete Gërxhaliu, tha për Telegrafin se dukuria e mbylljes së bizneseve është riaktualizuar së fundmi. Ai thotë se kjo po ndodhë për shkaka të mungesës së parasë dhe efekteve të krizës, të cilat janë në rënie. “Duhet të ndërmerren reforma substanciale të cilat do të kontribuonin për zhvillim ekonomik, e jo të bëhen reforma vetëm për marketing”, tha kryetari Gërxhaliu.

Në anën tjetër, zëdhënësja e MTI-së , Arta Istefi, ka treguar për Telegrafin se në gjashtë mujorin e parë të vitit 2012 në Agjencionin për Regjistrimin e Biznesit janë regjistruar 5245 biznese, ndërsa janë mbyllur 500 biznese. “ Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar këtë vit janë regjistruar 1117 biznese më shumë se sa në gjashtë mujorin e parë të vitit 2011.

Ndërsa për periudhën janar-qershor të vitit 2011 janë mbyllur 466 biznese, pra 34 më pak se sa në periudhën e njëjtë të këtij viti”, thotë Istrefi.

Ajo ka numëruar reformat që ka bërë MTI-ja për të përmirësuar ambientin e të bërit biznes siç janë shkurtimi pajisjes me dokumente dhe lejet e nevojshme për fillimin e një biznesi të ri. “Nëse shikohen trendët e regjistrimit dhe mbylljes së bizneseve nga viti 2008 deri në vitin 2012, shihet se në vitin 2008,2009 dhe 2010 pothuajse nuk ka pasur rritje të regjistrimit të bizneseve, kurse në vitin 2011 kemi pasur rritje të regjistrimit të biznesit për 54 për qind“, thotë Istrefi.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, sipas saj, e konsideron sektorin privat tejet të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit dhe se reformat e të bërit biznes tashmë po tregojnë rezultatet e para të trendit të rritjes së biznesit. “MTI-ja ka ndërmarrë një sërë reformash për lehtësimin e të bërit biznes ku ka shkurtuar kohën për të regjistruar biznesin nga 58 ditë në më pak se 5 ditë. Gjithë ashtu, janë hapur 25 qendra për regjistrimin e biznesit ‘One-Stop-Shop’ me anë të së cilës bizneset nuk kanë nevojë të udhëtojnë deri në Prishtinë për të regjistruar biznesit”, është shprehur zëdhënësja e MTI-së Arta Istrefi. /Telegrafi/kohaislame

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here